BREAKING NEWS

Njoftim i rëndësishëm nga Policia/ Si dhe në cilat shtete mund të lëvizin shqiptarët (DETAJET)

Njoftim i rëndësishëm nga Policia/ Si dhe në cilat shtete
x

Bota

OBSH-ja ndryshon qëndrim, rifillon testimi i medikamentit tepër të diskutuar për sigurinë e pacientëve Covid

OBSH-ja ndryshon qëndrim, rifillon testimi i medikamentit tepër

Rifillon testimi për hidroksilklorinën kundër Covid-19, i ndërprerë si masë paraprake nga Organizata Botërore e Shëndetit.

"Ekipi ekzekutiv do t'u komunikojë pjesëmarrësve kryesorë të përfshirë në studim rifillimin e testimit me hidroksilkolinën", deklaroi drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një konferencë për shtyp në Gjenevë.

"Siç e dini, grupi ekzekutiv i Provës së Solidaritetit vendosi javën e kaluar të ndalojë testin e hidroksilklorinën, për shkak të shqetësimeve të ngritura në lidhje me sigurinë e medikamentit mbi pacientët e prekur nga koronavirusi", bëri të ditur OBSH-ja.

Pas rishikimit të të dhënave dhe bazuar në ato të disponueshme mbi vdekshmërisë, anëtarët e komisionit kanë rekomanduar që mos të ketë arsye për të ndryshuar protokollin e testimit.

“Komiteti i sigurisë dhe monitorimit të të dhënave do të vazhdojë megjithatë të monitorojë me kujdes sigurinë e të gjitha terapive të testuara në studimin e Solidaritetit".

“Deri tani, janë rekrutuar mbi 3500 pacientë në 35 vende", tha Ghebreyesus.