BREAKING NEWS

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet sekrete”/ Artan Hoxha nxjerr informacionin e rëndësishëm, flet me emra dhe zbulon ku fshihet vrasësi i Remzi Hoxhës: Krim shtetëror!

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet
x
BREAKING NEWS

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e grabitjes së biznesmenit në Krujë dhe bën paralajmërimin ‘bombë’: Do të ketë viktima!

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj Shqipërisë, hyn në fuqi menjëherë që ditën e nesërme

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj
x
BREAKING NEWS

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”, Frrok Çupi plas deklaratën ‘bombë’ për ish-kryeministrin dhe ngre alarmin për lëvizjen e fundit të Bashës

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”,
x
BREAKING NEWS

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet
x
BREAKING NEWS

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga drejtimi i PD, akuzon dyshen Meta-Berisha si skenaristë dhe regjisorë të foltores antiamerikane

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga
x
BREAKING NEWS

Drafti/ SHBA zgjeron gamën e zyrtarëve që mund të shpallen “non grata”, nga politikanët trafikantë, tek ata që ushtrojnë presion ndaj drejtësisë

Drafti/ SHBA zgjeron gamën e zyrtarëve që mund të shpallen
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa: Ja çfarë di unë për lidhjet e Berishës me komunizmin, nga emërimi sekretar partie, tek aleanca me Ramizin

Muharrem Xhafa: Ja çfarë di unë për lidhjet e
x

Bota

OBSH rekomandon dozën e tretë të vaksinës anti-Covid-19, ja kur merret doza shtesë për këtë kategori

OBSH rekomandon dozën e tretë të vaksinës anti-Covid-19, ja

Një grup ekspertësh që këshillon Organizatën Botërore të Shëndetësisë për vaksinat, rekomandoi që njerëzit e moshuar dhe ata me sistem të komprometuar imunitar të marrin dozën shtesë të vaksinës kundër koronavirusit.

Drejtoresha për vaksina e OBSH-së, Kate O’Brien, tha se doza e tretë duhet t’u jepet njerëzve një deri në tre muaj pas dozës së dytë, për t’i mbrojtur ata nga sëmundjet e rënda, shtrimi në spital dhe vdekja.

O’Brien tha se kjo nuk vlen për të rriturit e shëndetshëm, që kanë reagim normal imunitar ndaj vaksinimit dhe nuk kanë sëmundje të tjera, shkruan REL.

Studimet kanë treguar se mbrojtja nga vaksinimi te njerëzit mbi 65 vjeç zvogëlohet më shpejt, sesa te të rinjtë.

Shumë vende të pasura, përfshirë Britaninë, Francën dhe Shtetet e Bashkuara, kanë rekomanduar tashmë dozën e tretë për të moshuarit dhe njerëzit me sistem të dobësuar imunitar.

OBSH-ja u bëri thirrje qeverive që kanë shumë vaksina, që të mos iu ofrojnë ato personave nën 65 vjeç, por t’iu japin vendeve që nuk kanë doza të mjaftueshme për t’i vaksinuar njerëzit në nevojë.

Sipas Universitetit Johns Hopkins në SHBA, koronavirusi ka prekur mbi 238 milionë njerëz në të gjithë botën. Prej tyre, mbi 4.8 milionë kanë vdekur.

Deri më 12 tetor, në të gjithë botën janë dhënë mbi 6.4 miliardë vaksina.

Më të lexuarat