BREAKING NEWS

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika, Lindita Nikolla e fut Sali Berishën nga dritarja nëpërmjet karremit Bardhi, kryetarja e Kuvendit “kamikaze” anti-SHBA e “Trekëndëshit të Bermudës” dhe ortakërisë së Zenit

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika,
x
BREAKING NEWS

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes “Berisha”, në skaner pasuritë e fëmijëve, dhëndri,  aferat “Partizani”, “CEZ-DIA” dhe “Gërdeci”, zbardhen kabllogramet amerikane

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali Berisha po sulmon prokuroren ‘e hekurt’ Enkeleda Millonai që po i heton dhëndrin për pastrim parash dhe skema që po ndjek Ilir Meta për të shpëtuar nga prangat e SPAK

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali
x
BREAKING NEWS

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga falja e tokave private dhe shtetërore, tenderët,  te pista e helikopterit dhe hangar për avion privat

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen,
x
BREAKING NEWS

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën “Rama-McGonigal”, ja si skandali mund të shkaktojë tërmet në Tiranë dhe Uashington, Robert Papa zbardh të rejat e fundit

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën
x
BREAKING NEWS

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën të qartë Berishës: Nuk ndryshojmë qëndrim për “non-gratat”, nxisim aktorët të shqyrtojnë me kujdes angazhimet në parti

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën
x
BREAKING NEWS

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë indeksim me 8.6 për qind nga 1 tetori, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore zbardhin detajet

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë
x
BREAKING NEWS

Kryetarja e Kuvendit në pazare antiamerikane, ja skema e Lindita Nikollës për të kthyer Sali Berishën në politikë, aleanca e kullave të Zenit pushton Parlamentin, zbardhen skenarët e minutave të fundit mes kryeparlamentares me dyshen Noka-Bardhi

Kryetarja e Kuvendit në pazare antiamerikane, ja skema e Lindita
x

Bota

"Ofensivë ushtarake e ujdisur më parë?"/ DW zbardh skenaret e tensioneve të ashpra: Sulme kundër Sirisë dhe Irakut: Çfarë kërkon Turqia?

"Ofensivë ushtarake e ujdisur më parë?"/ DW zbardh

63822288_303

Në veri të Irakut nuk ka pasur të vdekur, bëhet e ditur. Një verifikim i pavarur i këtyre të dhënave nuk është e mundur të bëhet.

Tek milicët e YPG, njësive të mbrojtjes popullore, Ankaraja sheh dorën e zgjatur të PKK, Partisë së Punës të Kurdistanit, parti që është ndaluar në Gjermani dhe është futur nga Europa dhe SHBA në listën e organizatave terroriste.

Ankaraja akuzon këto dy organizata të jenë përgjegjëse për sulmin e fundit të kryer në Stamboll, ku u vranë gjashtë vetë dhe u plagosën 80 të tjerë. Nga ana e tyre, YPG dhe PKK  e kanë mohuar të jenë përzier në ndonjë mënyrë në këtë sulm. YPG përkrahet nga SHBA dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm për dëbimin nga Siria të milicëve xhihadistë të Shtetit Islamik, (IS).

Ofensivë ushtarake e ujdisur më parë?

Që kur është tërhequr SHBA, Turqia ka sulmuar disa herë veriun e Sirisë. Në këtë mënyrë, Ankaraja ka arritur të verë nën kontrollin e vet një pjesë të territoreve kufitare siriane. Erdogan vazhdon tani me një hap tjetër, duke kërcënuar me zhvillimin e një ofensive tokësore.

Edhe milicët kurdë njoftuan për zhvillimin e sulmeve hakmarrëse, të cilat nuk vonuan. Ditën e hënë (21.11), një raketë ra në provincën Gaziantep, në kufirin turko- sirian. Dy vetë humbën jetën, 19 u plagosën.

Reagimet e buta nga Moska dhe Uashingtoni, të ndryshme nga herët e tjera, tregojnë se Ankaraja ka folur më parë me të dy vendet për ofensivën. “Ne kemi komunikuar në rrugë diplomatike me të gjithë pjesëmarrësit”, tha presidenti Erdogan, “dhe kemi hedhur si duhet hapat e ndryshme.”

Edhe Sinem Adar, eksperte për Turqinë në fondacionin Shkenca dhe Politika në Berlin, mendon se Turqia nuk e ka zhvilluar sulmin vetëm me kokën e vet. Në bisedë me Deutsche Wellen, ajo thotë se konsullata amerikane në Erbil, kryeqytetin e rajonit autonom kurd në Veri të Irakut, i pati kërkuar qytetarëve dy ditë para ofensivës turke, që të largohen nga territoret e prekura.

Komuniteti kurd në Gjermani akuzon Turqinë, se ka sulmuar kryesisht spitale, lagje të banuara dhe struktura transporti. Sipas tyre, strategjia ushtarake e Turqisë ka për qëllim të nënshtrojë popullsinë civile ose ta shpërngulë atë. Komuniteti kurd kërkon nga qeveria gjermane që të mbajë të njëjtin qëndrim, që mban ndaj Rusisë. Kur shkelet e drejta ndërkombëtare, nuk mund të përdoren standarde të dyfishta, i thanë ata Deutsche Welles. Lufta shkakton vuajtje, sjell vdekje dhe i shpërngul njerëzit nga vendi i tyre. Shumë politikanë të FDP, Të Gjelbërve dhe Të Majtëve e dënuan sulmin quke e quajtur “në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”. Edhe qeveria gjermane i bëri thirrje Turqisë ditën e hënë, që të përmbahet.

Christofer Burger, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme i kërkoi Ankarasë që të reagojë në përputhje me situatën, duke respektuar të drejtën ndërkombëtare. Tek

kjo bën pjesë mbrojtja në çdo kohë e civileve dhe civilëve.

Sulmi me bomba vetëm pretekst?

Sipas pikëpamjes së shumë ekspertëve, ofensiva e madhe e Ankarasë nuk erdhi e papritur. Ka mundësi që qeveria turke ta ketë planifikuar zhvillimin e saj prej kohësh dhe ka pritur vetëm që të gjejë një pretekst. Aktualisht duket se gjendja ndërkombëtare politike është në favor të Ankarasë. Ekspertja për Turqinë, Sinem Adar kujton bisedimet që janë duke u zhvilluar për pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO. Ankaraja ka bllokuar deri tani pranimin e këtyre dy vendeve, duke i akuzuar ato për përkrahjen e “terroristëve kurdë” dhe duke u ërkuar atyre që ta përfshijnë YPG në listën e organizatave terroriste. Përveç kësaj, ndikimi i Rusisë në Siri ka rënë për shkak të luftës në Ukrainë.

Për Ismail Küpelin, studiues i shkencave politike nga Duisburgu, operacionet si ofensiva ushtarake e tanishme bëjnë pjesë në politikën themelore të Ankarasë, për të mbytur që në filiz përpjekjet e kurdëve për autonomi dhe pavarësi. Por edhe gjendja e vështirë ekonomike e Turqisë luan një rol në ringjalljen e ofensivës së madhe. Në fillim të verës 2023 në Turqi mbahen zgjedhjet dhe AKP synon të mbetet në pushtet. Sipas të dhënave zyrtare, niveli i inflacionit në Turqi ka qenë së fundi 85,5 përqind. Shumë njerëz nuk janë në gjendje të plotësojnë nevojat themelore. Kritikët e akuzojnë Erdoganin, se kërkon që me ofensivën e madhe të largojë vëmendjen nga kriza, duke nxitur në kohë krizash ndjenjat nacionaliste të popullit, në mënyrë që të rrisë mbështetjen në politikën e brendshme.

Duket se kjo llogari ka dalë mirë: Sepse në fakt e gjithë opozita e mbështeti ofensivën ushtarake. Faik Öztrak, zëdhënësi i partisë më të madhe opozitare CHP, tha (21.11) se partia e tij e përkrah luftën e ushtrisë turke kundër terrorizmit dhe organizatave terroriste.

“Ushtarët janë ushtarët tanë, ushtria është ushtria jonë. Lufta jonë kundër terrorizmit është legjitime dhe kush i bie në qafë ushtarëve për të fituar më shumë vota, nuk është duke bërë politikë,” tha Öztrak.

Më të lexuarat