Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Përplasja Rusi-Britani, reagon ambasada ruse në Shqipëri

Postuar: 13/03/2018 - 17:37

Pas akuzave të kryeministres britanike, Theresa May ndaj Rusisë dhe Moskës zyrtare ka reaguar edhe ambasada ruse në Shqipëri, duke publikuar qëndrimin e Ministrit të Jashtëm rus.

 “Nëse nuk do të ketë një përgjigje të besueshme ne do të arrijmë në përfundimin se bëhet fjalë për përdorim të paligjshëm të forcës nga shteti rus, kundër Britanisë së Madhe’, u shpreh Theresa May, një ditë më parë, pas helmimit të agjentit të dyfishtë Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia në Salisbur.

 

Ambasada ruse nëpërmjet një postimi në facebook shkruan se Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergej Lavrov, i është përgjigjur këtij ultimatumi, duke e cilësuar “arrogant”, qëndrimin e Theresa May.

“Sot, gjatë një konference për shtyp Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergej Lavrov iu përgjigj ultimatumit arrogant dhe të papranueshëm të Kryeministres britanike Theresa May. Pyetje:
Cila do të jetë përgjigjja e Rusisë ndaj kërkesës së Kryeministres britanike Theresa May që brenda 24 orëve të jepen sqarime lidhur me helmimin e Sergej Skripal-it? Cili do të jetë reagimi i Moskës në rast se qeveria britanike do të marrë ato masa kufizuese që ka premtuar?

Sergej Lavrov:
Dëgjuam një ultimatum të ardhur nga Londra. Përfaqësuesja zyrtare e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë Maria Zaharova ka dhënë tashmë një koment se si e shohim këtë situatë. Mund të shtoj vetëm që Britania e Madhe, ashtu sikundër edhe Rusia, është pjesëmarrëse në Konventën për Ndalimin e Armëve Kimike, gjë që nuk është diçka e panjohur qoftë për Kryeministren, qoftë për Sekretarin për Punët e Jashtme të Britanisë së Madhe. Nuk kam dyshime që në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe ka ende specialistë, të cilët merren me çështjet e kësaj Konvente dhe të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike që është krijuar në bazë të kësaj Konvente. Ka mundësi që edhe pse ka ende ekspertë, askush, siç duket, nuk i dëgjon ata. Po të flasim se çfarë është e detyruar të bëjë Britania e Madhe sipas Konventës për Ndalimin e Armëve Kimike, është kjo më poshtë. Së pari, që në momentin kur lindën dyshime për përdorimin e një substance helmuese, e cila është e ndaluar nga Konventa, duhej t’i drejtohej menjëherë vendit, i cili dyshohet të jetë vendi i origjinës së kësaj substance. Përgjigjja ndaj një kërkese të tillë jepet brenda dhjetë ditësh. Në qoftë se kjo përgjigje i duket vendit, i cili kërkoi informacion, si e pamjaftueshme, atëherë ky vend (në këtë rast Britania e Madhe) duhet t’i drejtohet Bordit Ekzekutiv të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, si edhe Konferencës së vendeve-anëtare të Konventës për Ndalimin e Armëve Kimike. Në të njëjtën kohë, ajo palë prej së cilës kërkohet informacioni është në të drejtën e saj të plotë të ketë akses tek substanca në fjalë për të kryer analizën e vetë të kësaj substance. Pikërisht këtë gjë ne e kemi bërë menjeherë pasi u dëgjuan zëra të përhapur nga gati të gjithë përfaqësuesit e udhëheqjes britanike se në helmimin e Sergej Skripal-it është përdorur një substancë e prodhuar në Federatën Ruse. Që në atë moment kemi kërkuar me një notë zyrtare që të na jepet akses tek kjo substancë, me qëllim që ekspertët tanë ta analizojnë në përputhje me Konventën për Ndalimin e Armëve Kimike. Po në atë notë kemi kerkuar të na jepet akses edhe tek të gjitha faktet që kanë të bëjnë me hetimin, duke marrë parasysh që një nga viktimat është shtetasja e Rusisë Julia Skripal. Ndaj këtyre kërkesave tona që janë krejtësisht legjitime dhe burojnë nga Konventa për Ndalimin e Armëve Kimike, kemi marrë një përgjigje të paqartë, kuptimi i së cilës është se kërkesat tona legjitime janë rrëzuar. Pra, para se të bëjnë këtë ultimatum se brenda 24 orëve duhet t’i japim llogari qeverisë britanike, të zbatojnë më mirë vetë obligimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar, në këtë rast sipas Konventës për Ndalimin e Armëve Kimike. Dhe për sa u përket mënyrave të sjelljes, nuk duhet të harrojmë se epoka e kolonializmit tashmë ka kohë që i përket së shkuarës”, shkruhet në postim.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 22

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/12/2018 - 16:07

Drejtuesja e lartë e gjigantit kinez të teknologjisë Huawei Technologies është liruar sot me kusht nga gjykatat kanadeze, 10 ditë pas arrestimit në Vancouver me kërkesë të SHBA.
 

Postuar: 12/12/2018 - 15:39

Parlamenti i Hungarisë miratoi sot amendamentet për ligjn e kontestuar të punës, të cilin sindi

Postuar: 12/12/2018 - 15:12

Atentatori i dyshuar i Strasburgut, një ish-i dënuar dhe i burgosur 20 herë për vepra të vogla

Postuar: 12/12/2018 - 15:05

Rreth një javë nga përplasja gjatë furnizimit në ajër e dy avionëve të marinës amerikane në bri

Postuar: 12/12/2018 - 08:14

Të paktën tre persona u vranë dhe 12 të tjerë u plagosën të martën pas të shtënave me armë zjar

Postuar: 12/12/2018 - 07:58

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka përjashtuar çfarëdo negociatash për m

Postuar: 11/12/2018 - 22:14

Streha më e madhe e kafshëve ka njoftuar se po ndalon pranimet e adoptimeve për periudhën e Kri