BREAKING NEWS

Mbi 4 mijë testime! Zbardhen të dhënat, sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri, zbulohen zonat më 'të nxehta'

Mbi 4 mijë testime! Zbardhen të dhënat, sa raste të reja me
x

Bota

Pallati mbretëror në zi/ Princ Philip u nda nga jeta në moshën 99-vjeçare, zbulohet dëshira e tij e fundit

Pallati mbretëror në zi/ Princ Philip u nda nga jeta në

Ditën e djeshme u nda nga jeta në moshën 99-vjeçare bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeth, Princi Philip.

“Me hidhërim të thellë, Madhëria e saj Mbretëresha njofton vdekjen e burrit të saj të dashur, Lartmadhërisë së Tij Mbretërore Princit Philip, Dukës së Edinburgut.

Lartësia e Tij ndërroi jetë paqësisht këtë mëngjes në Kalanë e Windsor. Familja Mbretërore bashkohet me njerëz në të gjithë botën për të mbajtur zi për humbjen e tij. Njoftimet e mëtejshme do të bëhen në momentin e duhur”, thuhej në njoftimin zyrtar të Pallatit Mbretëror,

Në muajin qershor, Princi Philip do të mbushte 100 vjeç. Ndërkohë burime nga oborri mbretëror kanë treguar se dëshira e fundit e Princ Philipit ishte të vdiste i qetë në shtëpinë e tij.

“Dëshira më e madhe e Dukës ishte për të vdekur i qetë në shtëpi”, thanë ata për prestigjozen “The New York Post”.

“Ne e dinim që kur ai erdhi në shtëpi do të vdiste me këto kushte, jo në një shtrat spitali, por në shtratin e tij”, shtuan burimet.

Po ashtu dëshira tjetër që kishte i ndjeri ishte në lidhje me funeralin e tij dhe si bashkëshort i Mbretëreshës, Princi Philip gëzon të drejtën e një funerali shtetëror.

Pallati mbretëror në zi/ Princ Philip u nda nga jeta në