Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja
x

Bota

Pamje apokaliptike/ Qëndroi i heshtur për 4 shekuj, shpërthen fuqishëm vullkani, ngre lart materialet vullkanikë 5000 m nga toka

Pamje apokaliptike/ Qëndroi i heshtur për 4 shekuj, shpërthen

Ditën e sotem raportohet se ka shpërthyer një vullkan nëmalin e Sinabung në ishullin Sumatra të Indonezisë, duke i hedhur grumbujt me materiale vullkanike deri në 5000m lartësi. Sipas raportimeve të deritanishme nuk ka patur viktima ose të lënduar nga shpèrthimi, kanë thënë autoritetet.

Gjithashtu autoritetet i bënë të ditur qytetarëve që të gjëndrojnë larg në një rreze rreth 5km nga krateri.

Ndryshe, rreth 30,000 njerëz janë detyruar të lënë shtëpitë rreth malit në vitet e fundit. Madje, siç thuhet më tej, një shtresë e trashë e hirit mbuloi disa fshatra deri në 20 kilometra.

Vullkani, një nga dy që po shpërthen aktualisht në Indonezi, ishte i fjetur për katër shekuj përpara se të shpèrthejë në vitin 2010, duke vrárë dy njerëz.

Një tjetër shpërthim në vitin 2014 vrau 16 njerëz, ndërsa shtatë vdiqën në një shpërthim të vitit 2016.

Sinabung është ndër më shumë se 120 vullkanet aktive në Indonezi, i cili është i prirur për “trazirat sizmike” për shkak të vendndodhjes në “Unazën e Zjárrit” të Paqësorit.