Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Furtunë shkarkimesh në administratë, Rama kërkon nga drejtuesit në qarqe lista me emrat e drejtorëve dështakë, ikin 20 emrat e parë në Tiranë

Furtunë shkarkimesh në administratë, Rama kërkon nga
x

Bota

PAMJET E RËNDA/ Sherr në plazh, turistët përleshen me policinë, godasin efektivët me karrige dhe çadra

PAMJET E RËNDA/ Sherr në plazh, turistët përleshen me

Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur së fundmi në Belgjikë ku pushuesit në një plazh të vendit janë përleshur me policinë.

Një video e publikuar nga mediat e huaja, që tashmë është bërë virale shihen disa të rinj në plazhin Blankenberge në Belgjikë, të cilët goditën policët me çadra dhe rërë. Mediat e huaja bëjnë të ditur se policia është sulmuar ashpër nga pushuesit teksa përpiqej për t’i ndaluar këta të fundit. Siç shihet në video rëra, dhe karriget fluturojnë në ajër.

Mësohet se përleshja ka nisur  pasi roja e shpëtimit njoftoi një grup me rreth 40 veta se nuk mund të qëndrojnë në një vend që ishte i ndaluar për gjithë. Grupi nuk pranoi të largohej, kështu që u thirrën policë të tjerë dhe nisi sherri. Mësohet se për shkak të sulmit ndaj autoriteteve disa turistë u arrestuan.

Më të lexuarat