BREAKING NEWS

 Presidenti Meta thyen protokollin: Si hyra në politikë, pasi askush nuk pranonte të më kandidonte!

 Presidenti Meta thyen protokollin: Si hyra në politikë, pasi
x

Bota

Pamjet tragjike nga tërmeti që po thyejnë rrjetin/ I zuri banesa sipër, babai i kishte mbuluar fëmijët e tij me trup

Pamjet tragjike nga tërmeti që po thyejnë rrjetin/ I zuri banesa

Një tërmet i fortë ka goditur ditën e sotme Turqinë.

Mbrëmjen e sotme në Sivrice të Elazig ka rënë një tërmet i fortë prej 6.8 ballësh. Nga raportimet e para mësohet se tërmeti ka shembur banesa të shumta ndërkohë raportohen edhe viktima. Një dramë e vërtetë ka ndodhur në epiqendrën e këtij tërmeti, ku një baba e dy fëmijët e tij i ka zënë banesa sipër.

Mësohet se babai i kishte mbuluar fëmijët e tij me trup, moshat e emrat e të cilëve ende nuk dihen. Sipas CNN në Turqi, epiqendra është shënuar në rrethin Sivrice të Elazig në orën 20:55 me orën lokale dhe është ndjerë në shumë qytete të tjera.