BREAKING NEWS

Spartak Braho: Sali Berisha killer i lindur, ja të gjitha vrasjet që ka porositur, nga eliminimi i Azem Hajdarit, te vrasja e Çekinit në Shkodër dhe Rustemit në Vlorë

Spartak Braho: Sali Berisha killer i lindur, ja të gjitha vrasjet që
x

Bota

Pamjet virale nga tërmeti i sotëm në Turqi, shihni si tunden makinat në mes të autostradës (VIDEO)

Pamjet virale nga tërmeti i sotëm në Turqi, shihni si tunden

Të paktën 14 persona humbën jetën dhe 419 të tjerë u plagosën si pasojë e tërmetit 6,6 ballë që ka goditur ujërat e Seferihisar të qytetit Izmir të Turqisë, njoftoi Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

AFAD njoftoi se tërmeti ndodhi në ora 14:51 sipas kohës lokale në një thellësi prej 16,54 kilometrash.

Nga agjencia gjithashtu njoftuan se pas tërmetit u regjistruan të paktën 84 tronditje më të vogla pasuese, 16 prej të cilave ishtin mbi 4,0 ballë.Aktivitetet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë rreth 17 ndërtesave të shkatërruara dhe të dëmtuara në qytetin që ka rreth 4,37 milionë banorë dhe që është qyteti i tretë më i madh i Turqisë për nga popullsia.