BREAKING NEWS

“Me hapa të matur”, Rama liron një nga masat shtrënguese dhe zbulon objektivin për muajt e ardhshëm

“Me hapa të matur”, Rama liron një nga masat
x

Bota

Pandemia detyron presidentin rus të shtyjë votimin që do t’i zgjasë qëndrimin në pushtet

Pandemia detyron presidentin rus të shtyjë votimin që do

Presidenti rus, Vladimir Putin shtyu votimin për ndryshimet kushtetuese, që do t’i mundësonin atij qëndrim më të gjatë në pushtet, për shkak të emergjencës koronavirus.

Putin tha se votimi, që ishte caktuar të zhvillohej më 22 prill do të shtyhet për një datë të mëvonshme.

Mandati aktual i Putinit, i dyti i njëpasnjëshëm gjashtëvjeçar, parashikohej të përfundonte në vitin 2024.

Kushtetuta e deritashme ia ka ndaluar të garojë për mandatin e tretë radhazi.

Por, me ndryshimet e fundit, Putin mund të garojë edhe për një mandat më 2024, edhe për një tjetër më 2030.

Rusia, aktualisht, ka 658 raste të të infektuarve me koronavirus, ndërsa një person ka humbur jetën.