BREAKING NEWS

Kush do jenë ministrat e ardhshëm të Ramës? Kreshnik Spahiu nxjerr për herë të parë EMRAT: Do ketë prurje të reja!

Kush do jenë ministrat e ardhshëm të Ramës? Kreshnik Spahiu
x

Bota

Pandemia e covid-19/ Eksperti i njohur i Shëndetësisë jep lajmin fantastik

Pandemia e covid-19/ Eksperti i njohur i Shëndetësisë jep lajmin

“Aktualisht nuk na teprojnë, por në momentin që do të vaksinojmë të gjithë popullsinë e vendit tonë, pjesën e mbetur të vaksinave do t’i dhurojmë për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme", kështu ka deklaruar eksperti i njohur i Shëndetësisë Anthony Fauci.

Ai tha se vendet evropiane kanë burime të mjaftueshme për të siguruar vaksina kundër COVID-19, duke shtuar se i referohet vendeve të cilat nuk kanë të ardhura për t’i blerë ato.

SHBA ka një proces të qëndrueshëm vaksinimi i cili po ecën në hapat e duhur për arritjen e imunitetit të tufës. Aktualisht numri i të vaksinuarve plotësisht kundër COVID-19 është 60 milionë, ndërsa 100 milionë qytetarë kanë marrë vetëm dozën e parë të saj.

Pavarësisht masave shtrënguese anti-COVID dhe fushatës së vaksinimit, kohët e fundit është ndjerë një rritje e rasteve të reja të infektimit, falë variantit britanik të COVID-19.

Një gjë te tillë e ka mbështetur edhe Fauci duke thënë se është e mundur që varianti britanik i COVID-19 të jetë përgjegjës për rritjen e rasteve të infektimeve me virusin.