BREAKING NEWS

Rama spastrime në PS, përzë rreth 25 deputetë, nga Bushati e Angjeli, te Ulqini, Velaj e Shameti, Majko, Xhafaj e Kodheli jashtë zonës së sigurt, ja kush ikën e kush vjen

Rama spastrime në PS, përzë rreth 25 deputetë, nga Bushati e
x

Bota

Pandemia e COVID/ Agjencia e lajmeve Reuters: Shtëpia e Bardhë bashkohet me rrjetet sociale për të eliminuar …

Pandemia e COVID/ Agjencia e lajmeve Reuters: Shtëpia e Bardhë

Shtëpia e Bardhë ka arritur të kontaktojë me kompanitë e mediave sociale duke përfshirë Facebook, Twitter dhe Alphabet Inc Google në lidhje me trajtimin e informacioneve anti-Covid. Reuters shkruan se kjo gjë është një nga përpareësitë e Joe Biden, që nga momenti që mori detyrën si President.

Biden e ka kërkuar këtë gjë për shkak të informacioneve të shumta që përhapen në rrjetert sociale nga teoritë konspirative. Shefi i stafit të Biden, Ron Klain më parë ka thënë se administrata do të përpiqet të punojë edhe me Silicon Valley për këtë çështje.

“Dezinformimi që shkakton hezitim të vaksinave do të jetë një pengesë e madhe për të vaksinuar të gjithë dhe nuk ka lojtarë më të mëdhenj sesa platformat e mediave sociale. Ne po flasim me ta … kështu që ata të kuptojnë rëndësinë e dezinformimit dhe si mund ta heqin qafe atë shpejt,” tha Klain.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Që nga fillimi i pademisë në të gjitha rrjetet sociale kanë dalë shumë informacione në lidhje me origjinën e Covid, si dhe me vaksinat anti-Covid.