Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar
x

Bota

Pandemia kushtëzoi lëvizjen e lirë, kryediplomati gjerman e thotë qartë: Asnjë mbyllje kufijsh të BE-së pa votë

Pandemia kushtëzoi lëvizjen e lirë, kryediplomati gjerman e

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas nuk e përjashton mundësinë që disa kufij në Europë mund të mbyllen përsëri në rast të një rritjeje të madhe të infeksioneve me koronavirus, por ai theksoi se kjo nuk duhet të bëhet më pa një votim.

“Nuk mund të përjashtohet që kufijtë të mbyllen përsëri nëse infeksionet në një rajon të BE-së janë dukshëm më të larta se në një tjetër”, tha Maas në një intervistë me agjencinë gjermane të lajmeve “DPA”, duke shtuar se një veprim i tillë do të duhet të koordinohet në të gjithë Europën.

Në fillim të pandemisë së koronavirusit, shumë shtete anëtare të BE-së, përfshirë Gjermaninë, mbyllën kufijtë e tyre në mënyrë të njëanshme. Pothuajse të gjithë kufijtë në Bashkimin Europian dhe në zonën Shengen janë përsëri të hapura. Përjashtimet e vetme janë Norvegjia dhe Finlanda, të cilat planifikojnë të rihapin kufijtë e tyre në mes të korrikut.

“Europa ka mësuar shumë nga kjo krizë, jo vetëm përmes mungesave tona, por edhe përmes pikave tona të forta”, tha Maas. “Ne kemi përmirësuar koordinimin tonë dhe i kemi siguruar solidaritet njëri-tjetrit me një ritëm dhe dimension që nuk është parë kurrë më parë”, theksoi ai.

Gjermania merr presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Europian për gjashtë muajt e ardhshëm më 1 korrik. Maas tha se pritshmëritë e vendeve të tjera anëtare të BE-së për presidencën e Gjermanisë janë shumë të larta dhe janë rritur nga pandemia.

“Ne duhet ta udhëheqim Bashkimin Europian drejt një pozite shumë më të fortë”, tha ai.

Për Maas, tre synimet më të rëndësishme për presidencën e Gjermanisë janë marrëveshja për programin e rindërtimit pas pandemisë dhe buxhetin e BE-së deri në vitin 2027, përfundimi i suksesshëm i negociatave të Brexit me Britaninë e Madhe dhe pozicionimi i përbashkët i Europës në marrëdhëniet me SHBA, Kinën dhe Rusinë.

Më të lexuarat