BREAKING NEWS

Momenti i SHUMËPRITUR! Holanda ndryshon qëndrim për Shqipërinë, i jep dritën jeshile për të nisur procesin integrues në BE

Momenti i SHUMËPRITUR! Holanda ndryshon qëndrim për
x
BREAKING NEWS

“LAJMI QE PRISNI”, kryeministri Edi Rama bën publik informacionin e rëndësishëm: Ia dolëm edhe kësaj sfide!

“LAJMI QE PRISNI”, kryeministri Edi Rama bën publik
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela lëshon ‘BOMBËN’ ndaj Lulzim Bashës: Ka procese penale në SHBA, ja mesazhi i ambasadores Yuri Kim

Spartak Ngjela lëshon ‘BOMBËN’ ndaj Lulzim Bashës:
x
BREAKING NEWS

Largimi nga politika i Gramoz Ruçit, Spartak Ngjela tregon dy arsyet dhe plas paralajmërimin e fortë: Do të ketë pasoja për PS-në!

Largimi nga politika i Gramoz Ruçit, Spartak Ngjela tregon dy arsyet dhe
x
BREAKING NEWS

Ishte krahu i djathtë i Arta Markut kur drejtonte institucionin e rëndësishëm/ KPK merr vendimin e menjëhershëm dhe shkarkon prokuroren e njohur të Tiranës

Ishte krahu i djathtë i Arta Markut kur drejtonte institucionin e
x
BREAKING NEWS

VENDIM zyrtar! Bashkimi Europian jep lajmin e shumëpritur për Shqipërinë

VENDIM zyrtar! Bashkimi Europian jep lajmin e shumëpritur për
x
BREAKING NEWS

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës, policia fundos autorin. Zbardhet shkaku (EMRI+FOTO)

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës, policia fundos
x
BREAKING NEWS

Grupimi 'Për PD-në' del në konferencë të jashtëzakonshme, Harxhi bën denoncimet e forta: Vëzhguesit janë kërcënuar! Ja cila është shkelja më e rëndë!

Grupimi 'Për PD-në' del në konferencë të
x

Bota

Pandemia, OBSH miraton vaksinën kineze, Gjermania nis lehtësirat ndaj qytetarëve, BE gati të heqë patentën e vaksinave

Pandemia, OBSH miraton vaksinën kineze, Gjermania nis lehtësirat ndaj

Organizata Botërore e Shëndetësisë miratoi për përdorim emergjent vaksinën kineze kundër koronavirusit, Sinopharm. Kjo është vaksina e parë e zhvilluar në një vend joperëndimor që merr miratimin e OBSH-së. Kina tashmë ka vaksinuar disa miliona njerëz me këtë vaksinë, ndërsa ajo është shpërndarë edhe në dhjetëra vende të tjera. Drita jeshile nga OBSH-ja është një udhëzues për rregullatorët kombëtarë se vaksina është e sigurt dhe efektive. Disa rregullatorë shëndetësorë, sidomos në vendet më të varfra në Afrikë, Amerikën Latine dhe Azi, e kanë miratuar tashmë vaksinën kineze. Por, miratimi nga OBSH-ja do të thotë se vaksina mund të përdoret edhe në programin global Covax, i cili synon të sigurojë rreth dy miliardë vaksina për vendet në zhvillim.

Deri më tani, Covax ka shpërndarë rreth 50 milionë doza vaksinash - 24,000 prej tyre (AstraZeneca) edhe në Kosovë. Sipas “REL”, një nga avantazhet kryesore të vaksinës Sinovac është se ajo mund të ruhet në një frigorifer standard, në 2 - 8 gradë Celsius, njësoj sikurse vaksina e kompanisë anglo-suedeze AztraZeneca. Për krahasim, vaksina e prodhuesit amerikan Pfizer dhe atij gjerman BioNTech duhet të ruhet në temperatura ultra të ftohta: -70 gradë Celsius.

Gjermania nis lehtësirat

Pas Bundestagut dhe Këshilli Federal (Bundesrat) miratoi kërkesën e qeverisë për lehtësimin e masave për personat e vaksinuar dhe të shëruar nga virusi Corona në Gjermani. Dhoma e landeve dha dritën jeshile për rregulloren federale, e cila mund të hyjë në fuqi gjatë fundjavës. Argumenti kryesor i qeverisë është se, sipas Institutit Robert Koch (RKI), këto grupe njerëzish nuk paraqesin më rrezik për infektimet dhe përhapjen e virusit Corona. Të enjten këto masa i ka miratuar edhe Bundestagu gjerman, me votat e partive të Unionit CDU/CSU, socialdemokratëve, ekologjistëve dhe të Majtës. Liberalët kanë abstenuar, ndërsa AfD votoi kundër. Në shumë fusha - si për shembull kur bëni pazar, shkoni në dyqane ose vizitoni parukierin - personat e vaksinuar dhe të shëruar nga Corona do të kenë të drejtat e njëjta si ata që kanë bërë një test me rezultat negativ. Këta persona nuk duhet të futen në karantinë pas udhëtimit - përveç nëse vijnë nga një zonë e mutantëve të virusit Corona. Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, tha se Gjermania duket se e ka kapërcyer valën e tretë të infektimeve me COVID-19. “Tendenca e javëve të kaluara është konfirmuar. Vala e tretë duket së është thyer. Numri i infektimeve është ulur sërish, por vazhdon të mbetet në nivele të larta”, shtoi ai.

BE gati të heqë patentën e vaksinimit

Teksa Gjemrnai ka nisur lehtësimet ndja të vaksinuarve, liderët e Bashkimit Europian do të diskutojnë heqjen dorë nga mbrojtja e pronës intelektuale për vaksinat Covid-19 këtë javë, pasi SHBA ndryshuan qëndrimin e tyre ndaj politikës që mund të lejojë shumë vende të varfra të prodhojnë vaksinat e tyre. “BE është gjithashtu e gatshme të diskutojë çdo propozim që adreson krizën në një mënyrë efektive dhe pragmatike. Kjo është arsyeja pse ne jemi të gatshëm të diskutojmë se si propozimi i SHBA për një heqje të pronës intelektuale për vaksinat Covid-19 mund të ndihmojë në arritjen e kësaj”, deklaroi presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, pavarësisht se kishte sinjalizuar më parë kundërshtim personal ndaj lëvizjes.

Më të lexuarat