Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar
x

Bota

Panik në Bruksel, zjarr në katin e 27 të Kullës së Qendrës Botërore të Tregtisë (VIDEO)

Panik në Bruksel, zjarr në katin e 27 të Kullës së

Qendra Botërore e Tregtisë në Bruksel është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Sipas raportimeve të lajmeve nga mediat belge, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:45 me orën lokale, ndërsa nga flakët nuk ka të lënduar.

Sikurse shihet edhe në videon e mëposhtme, tymi ngrihet nga maja e Qendrës Botërore të Tregtisë në Bruksel, ndërsa një vinç po lëviz një kovë drejt katit të lartë larg kullës.

Zjarri shpërtheu në një nga dhomat teknike në katin e 27-të të ndërtesës së këtij institucioni. Kreu i zjarrfikësve Bert Brughemans tha se situata ishte shumë serioze, ndërsa tymi i zi i dendur pushtoi pjesën më të madhe të qytetit.

Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi zjarrin.

Më të lexuarat