Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Papa Françesku thirrje katolikëve të botës: Mos injoroni vuajtjet e emigrantëve

Postuar: 16/04/2017 - 11:11

Në ditën më të rëndësishme të kalendarit të krishterë, Papa Françesku u kërkoi katolikëve të botës të mos injorojnë vuajtjet e emigrantëve, të të vobektëve e personave që janë më të cënueshëm se të tjerët.

Nga bazilika e Shën Pjetrit, ku mbajti në mesnatë meshën e Pashkës, Ati i Shenjë ritregoi rrëfenjën biblike të nënës së Jezuit, Shën Mërisë dhe Maria Magdalenës, e kujtoi dhimbjen e thellë të tyre ndërsa vizitonin varrin pas kryqëzimit.

Brenga e tyre, - tha Bergoglio gjatë ceremonisë solemne, - mund të shihet sot në fytyrat e shumë grave nëpër botë.

“Nëse përpiqemi ta imagjinojmë atë skenë do të shohim shumë fytyra të tjera në fytyrat e atyre grave; do të shohim fytyrën e nënave dhe gjysheve, do të shohim dhe ato të fëmijëve e të rinjve që mbajnë mbi shpatullat e tyre barrën e rëndë të padrejtësisë dhe brutalitetit. Do të shohim të reflektuar ata që ecin rrugëve të qyteteve tona, e ndiejnë dhimbjen e varfërisë së skajshme, pikëllimin që sjell shfrytëzimi dhe trafikimi njerëzor”, tha Papa Françesku.

Periudhën përpara Pashkëve, Françesku e përdori për të parashtruar vizionin e tij të shërbimit ndaj nevojtarëve. “Të premten e zezë”, ai u ankua se njerëzve tashmë po iu kthehen në zakonshmëri skenat e përditshme të qyteteve të bombarduara e emigrantëve të mbytur.

Gjatë shërbesës së të shtunës, kreu i Kishës Katolike pagëzoi 11 persona, shumica të rritur të konvertuar në Katolicizëm, një nga të cilët shqiptar.

Pikën kulmore të festimeve të Pashkës, e përbën mesha tradicionale e kësaj feste që mbahet në sheshin e Shën Pjetrit, të mbushur zakonisht në këtë ditë nga dhjetëra mijëra besimtare. Papa përcjell me këtë rast mesazhin e Pashkëve dhe bekimin “Urbi et orbi”, drejtuar qytetit dhe botës.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/06/2019 - 09:34

Dje u mbajtën zgjedhjet lokale të përsëritura për bashkinë më të rëndësishme në Turqi, atë të Stambollit.

Postuar: 24/06/2019 - 09:02

Gjithsej 57 terroristë janë neutralizuar deri më tani gjatë ofensivës antiterroriste “Kthet

Postuar: 24/06/2019 - 08:43

Nënë e bijë prenotuan në një hotel me katër yje për pushimet e verës, por u shokuan nga ajo cfarë

Postuar: 24/06/2019 - 07:54

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka uruar kandidatin e Partisë Republikane Popullore (CHP)

Postuar: 23/06/2019 - 22:51

Partia turke në pushtet, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim ka humbur zgjedhjet lokale në Stamboll.

Postuar: 22/06/2019 - 23:40

Eshtrat e një mësuesi, i cili u zhduk prej më shumë se 16 vjet më parë në Kinë, janë gjetur të va

Postuar: 22/06/2019 - 23:17

Presidenti i SHBA Donald Trump ka qenë gjithmonë në qendër të akuzave për ngacmime seksual.