
Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e COVID, ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Papa Françesku del me mesazhin e rëndësishëm për vaksinat që do t'i japin fund koronavirusit

Shkruar nga SOT.COM.AL 5 Prill 2021

Në mesazhin me rastin e Pashkëve, Papa Françesku u bëri thirrje vendeve të shpejtojnë shpërndarjen e vaksinave, veçanërisht për të varfërit e botës, dhe i quajti "skandaloze" konfliktet e armatosura apo shpenzimet ushtarake gjatë pandemisë.
Për shkak të koronavirusit, ky ishte viti i dytë radhazi që në ceremonitë papale të Pashkëve kanë marrë pjesë vetëm grupe të vogla në një altar dytësor të Bazilikës së Shën Pjetrit, ndryshe nga më parë kur besimtarët grumbulloheshin me shumicë në katedrale ose në sheshin jashtë.
Pas meshës, Papa Françesku lexoi mesazhin e tij "Urbi et Orbi" ku tradicionalisht flet për problemet e botës.
Ai tha se "Pandemia vazhdon të përhapet, ndërsa kriza sociale dhe ekonomike mbetet e rëndë, veçanërisht për të varfërit. E megjithatë, tha ai, dhe kjo është skandaloze, konfliktet e armatosura nuk po marrin fund dhe arsenalet ushtarake po forcohen.”
Sheshi i Shon Pjetrit ishte i zbrazët me përjashtim të disa policëve që zbatonin masat e një bllokimi të rreptë tre-ditor në shkallë vendi.
Papa kërkoi që Zoti të ngushëllonte të sëmurët, ata që kanë humbur një të afërm dhe të papunët, duke i nxitur autoritetet që t'u japin ndihmë dinjitoze familjeve në nevojë më të madhe.
Ai lavdëroi punonjësit e mjekësisë, shprehu simpati për të rinjtë që nuk mund të shkonin në shkollë dhe tha se u bënte thirrje të gjithëve për të luftuar pandeminë./voa
Më të lexuarat


Tronditet Italia, 83-vjeçari vret gruan, djalin dhe pronarët e shtëpisë

Dilema për dozat Sinovac, zyrtari i lartë i kontrollit të sëmundjes në Kinë e pranon hapur ‘të metën’ e vaksinës

Vendim që pritej! Zbulohet a do marrë pjesë Meghan Markle në varrimin e Princit Philip

Ende pa një emër që do zëvendësojë Angela Merkel, DW: Kush do të jetë kandidati i partive CDU/CSU për kancelar?

E papritur! Boris Johnson nuk do të jetë i pranishëm në varrimin e Princit Philip, zbulohet arsyeja e këtij vendimi

Surprizon sërish Donald Trump, zbulon planin për rikthim: Do të rimarrim Shtëpinë e Bardhë në...

SHBA: Pikëpyetje për motivet e Moskës në kufirin me Ukrainën

Ky vend përballet me një tërmet të fuqishëm, shtatë viktima

Pse Amerika është kundër “pasaportës së vaksinimit”?

Pallati mbretëror në zi/ Princ Philip u nda nga jeta në moshën 99-vjeçare, zbulohet dëshira e tij e fundit
