BREAKING NEWS

PS vijon “luftën”, Presidenti drejt 'fundosjes'/ Zbulohet data e përfundimit të hetimeve për shkarkimin e Metës, ja kur përfundon puna e Komisionit Hetimor

PS vijon “luftën”, Presidenti drejt 'fundosjes'/
x

Bota

Paradokset e jetës, merret vendimi se ç’do të bëhet me shtëpinë e lindjes së Hitlerit

Paradokset e jetës, merret vendimi se ç’do të bëhet

Austria zbulon planet për të “asnjanësuar” ndërtesën ku ka lindur diktatori nazist gjerman, Adolf Hitler, duke e kthyer atë në një stacion policie.

Qeveria e bleu ndërtesën nën një urdhër blerjeje të detyrueshëm në vitin 2016, pas një mosmarrëveshje të gjatë. Zyrtarët njoftuan se do të shndërrohej në një stacion policie në nëntor.

Tani, një firmë austriake e arkitekturës do të kryejë ndryshimet e planifikuara për të ndaluar që shtëpia, në Braunau në kufirin me Gjermaninë, të shndërrohet në vend pelegrinazhi për neo-nazistët.

"Një kapitull i ri do të hapet për të ardhmen nga shtëpia e lindjes së një diktatori dhe vrasësi masiv", tha ministri austriak i Brendshëm Karl Nehammer para gazetarëve të martën.

Kompania fituese paraqiti një plan i cili do të ndryshojë pamjen e fasadës së ndërtesës, më tepër në kuadër të një “kozmetike” dhe do të rinovojë çatinë. Puna pritet të përfundojë në vitin 2023 dhe do të kushtojë rreth 4.5 milion euro.

"Asnjanësimi i këtij lokacioni në fund të fundit ishte në zemër të këtij rezultati", tha zyrtari i Ministrisë së Brendshme, Hermann Feiner.

Më të lexuarat