BREAKING NEWS

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e COVID, ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë
x

Bota

Paralajmërimi i frikshëm nga ushtaraku i njohur: Brenda katër javësh mund të plasë Lufta Europiane ose Botërore!

Paralajmërimi i frikshëm nga ushtaraku i njohur: Brenda katër

Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës janë ndezur sërish gjatë ditëve të fundit për çështjen e kufirit. Sipas mediave ndërkombëtare, rreth 4.000 trupa ruse janë dërguar në kufirin me Ukrainën Lindore, çka bëri që komanda e ushtrisë amerikane për Evropën të rrisë nivelin e saj të vëzhgimit.

Në lidhje me këtë konflikt ka folur edhe një ushtarak rus, Pavel Felgenhauer,i cili paralajmëroi se kriza mund të përshkallëzohet brenda katër javëve deri në Luftë Europiane ose Botërore!

"Kriza ka potencialin të përshkallëzohet në një luftë pan-evropiane, madje edhe botërore brenda katër javësh. Por tani për tani mbetet në potencial. A do të ndodhë apo jo? Le të presim dhe të shohim.

Në Perëndim, ata nuk dinë çfarë të bëjnë për këtë. Do të ketë dhjetë njësi të tilla luftarake në total, plus trupat ajrore. Padyshim, një operacion i madh është duke u përgatitur dhe forca të tjera do të sillen gjithashtu.

Të gjithë po flasin për një pushtim të mundshëm të tankeve nga Belgorod përmes Kharkiv në drejtim të Zaporizhia, në mënyrë që të rrethojnë forcat ukrainase në bregun e majtë të Donbass," tha ai.

Nga ana tjetër SHBA është shprehur e vendosur në mbështetjen e saj ndaj Ukrainës, ndërsa zyrtarët e mbrojtjes thanë se ishin në dijeni të mijëra trupave që janë vendosur në territorin separatist Donbass, i cili kontrollohet nga fraksionet pro-Moskës.