BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Bota

Paralajmërimi nga SHBA: Kina rrezikon të mbizotërojë teknologjitë e përparuara

Paralajmërimi nga SHBA: Kina rrezikon të mbizotërojë

Zyrtarët amerikanë të zbulimit paralajmëruan jo për herë të parë të premten lidhur me rrezikun që paraqesin ambiciet e Kinës në fushën e inteligjencës artificiale dhe një sërë teknologjish të përparuara.

Ata shtuan se ato mund t'i japin Pekinit një avantazh ushtarak të rëndësishëm dhe mbizotërim të mundshëm në sektorin e kujdesit shëndetësor si dhe sektorë të tjerë thelbësorë në SHBA.

Zyrtarët e Qendrës Kombëtare të Kundërzbulimit dhe Sigurisë thanë se kanë ripërtërirë parlajmërimet ndaj drejtuesve të biznesit, akademikëve e zyrtarëve të qeverisë vendore dhe shtetërore, në lidhje me rreziqet e pranimit të investimeve kineze apo ekspertizës në industritë kryesore.

Ata thanë se nuk kanë ndërmend t’u kërkojnë atyre të refuzojnë investimet kineze, por po kërkojnë të inkurajojë përpjekjet për të kontrolluar pronësinë intelektuale dhe zbatimin e masave të sigurisë.

Agjencitë amerikane të sigurisë kombëtare nën drejtimin e Presidentit Joe Biden i janë kundërvënë në mënyrë agresive e publike politikave keqdashëse të Kinës, të cilën disa zyrtarë e kanë quajtur kërcënimin më të madh strategjik për Shtetet e Bashkuara. Administrata Biden është përpjekur njëkohësisht të zbusë disa tensione me Pekinin që i takojnë administratës Trump dhe po kërkon të gjejë pika të përbashkëta në çështje që lidhen me tregtinë dhe ndryshimet klimatike.

Pekini ka kritikuar në mënyrë të përsëritur Uashingtonin dhe iu është kundërpërgjigjur shërbimeve amerikane të zbulimit lidhur me vlerësimet e saj ndaj Kinës, përfshirë akuzat se udhëheqësit kinezë kanë fshehur informacione jetike në lidhje me pandeminë e koronavirusit.

Qeveria kineze ka deklaruar qëllimet e saj për të krijuar teknologji fitimprurëse robotike e fusha të tjera sipas planeve që njihen si "Made in China 2025".

Drejtori në detyrë i Qendrës së Kundërzbulimit, Michael Orlando, u tha gazetarëve në një konferencë të rrallë të enjten se Shtetet e Bashkuara "nuk kanë luksin të humbasin terren” ndaj Kinës në disa fusha kryesore: sikurse inteligjenca artificiale, sistemet autonome, llogaritjet kuantike, gjysmëpërçuesit dhe bioteknologjia.

Zoti Orlando vuri në dukje se bizneset dhe akademikët kinezë i përkasin Partisë Komuniste Kineze dhe u kërkohet t'u shërbejnë interesave të partisë.

Zoti Orlando nuk iu përgjigj pyetjes nëse Shtetet e Bashkuara do të miratojnë kufizime më të ashpra ose ndalime të drejtpërdrejta për investimet kineze në sektorë të caktuar, duke thënë se roli i tij nuk ishte të sugjerojë politika./VOA