Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Parkimi i gabuar/ Babë e bir rrahin dy policë zviceranë, ja çfarë ndodh në fund

Postuar: 24/09/2018 - 18:58

Në mbrëmjen e vonshme të së premtes, më 21 shtator 2018, rreth orës 21.15 qendra e thirrjeve emergjente kantonale në Aarau ka pranuar një alarm, sipas të cilit në rrugën “Suhrenmattëeg” në Buchs është shkaktuar një mosmarrëveshje për një veturë të parkuar gabimisht, shkruajnë mediat zvicerane.

Një patrullë e policisë së qytetit Aarau ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe pas një kohe të shkurtër ka kërkuar përforcim, pasi situata në terren ishte përshkallëzuar.

Menjëherë u mobilizuan edhe disa patrulla të policisë kantonale dhe një patrullë e policisë rajonale.

Sipas hetimeve të para të policisë, ka pasur një mosmarrëveshje në mes disa pjesëmarrësve për një veturë të parkuar gabimisht. Një kosovar 31-vjeçar kosovar e kishte sulmuar një person tjetër. Policët u futën në mes për të ndërmjetësuar, pas kësaj agresori ushtroi dhunë.

Më pas, në ndihmë i erdhi edhe babai i tij 66-vjeçar dhe ndërhyri në sulm. Duke përdorur gazin lotsjellës, të dy burrat u zmbrapsën dhe më pas u arrestuan nga përforcimi i marrë.

Një polic 40-vjeçar ka pësuar një lëndim në dorë dhe aktualisht nuk është në gjendje të punojë. Kolegu i tij 36-vjeçar pësoi një lëndim në sy. Të dy është dashur të shtrohen në spital.

Testi i frymëmarrjes së të pandehurit 31-vjeçar zbuloi një vlerë prej 0.4 mg/l. Policia kantonale arrestoi përkohësisht të dy personat e akuzuar.

Prokuroria publike e Lenzburg-Aarau hapi një hetim penal për shkak të dhunës dhe kërcënimit ndaj zyrtarëve si dhe shkaktimit të lëndimit të thjeshtë trupor.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/07/2019 - 13:20

Alarmi për terrorizëm u rikthye sërish në Romë, pasi policia u vu në ndjekje të një 27-vjeçari nga Siria.

Postuar: 20/07/2019 - 12:18

Gjendet të vdekur në autostradë një amerikane dhe i dashuri i saj kanadez.

Postuar: 20/07/2019 - 11:01

Ka nisur sërish shpërthimi i vullkanit të Etnës, i karakterizuar nga një aktivitet intensiv strom

Postuar: 19/07/2019 - 23:15

Tërmeti i fortë tronditi sot në drekë kryeqytetin grek të Athinës, duke alarmuar miliona banorë

Postuar: 19/07/2019 - 22:02

Irani ka sekuestruar sonte çisternën e dytë detare në pronësi britanike në ujërat e Ngushticës

Postuar: 19/07/2019 - 21:48

Ministria ruse e mbrojtjes ka publikuar një video me testimet në detin e Japonisë, ku dy luftan

Postuar: 19/07/2019 - 21:40

Një video tregon momentin e tmerrshëm kur një turiste zhvishet lakuriq dhe kërcen nga një urë m