
“Na presin 3 ditë të nxehta”, Lajda Porja parashikon si do të jetë moti në gjithë Shqipërinë dhe surprizat e papritura në fundjavë

Degradon keq situata/ Të rinjtë godasin njëri-tjetrin me thika, ka të plagosur dhe disa të arrestuar. Zbardhet shkaku pse nisi konflikti në mes të rrugës

PS përgatit ‘goditjen’ e fortë ndaj Sali Berishës, Taulant Balla del me njoftimin e jashtëzakonshëm dhe zbulon lëvizjen që do të bëjë Kuvendi në shtator: E papranueshme dhe absurde...(FOTO)

Ish-drejtuesi i Sigurimit të Shtetit, Bujar Hoxha: Në dosjen ‘Bomba’, ‘Merimanga’ e grupi i famshëm ‘Intelektuali’ të përfshirë dhe politikanë shqiptarë, ja çfarë di për rastin e Ilir Metës

E trishtë/ Humbje e madhe! Shuhet nga jeta akademiku dhe shkrimar i njohur shqiptar, autor i 135 veprave dhe albanolog me zë (EMRI+FOTO)

Fillimi i vjeshtës me surpriza në qeverisjen Rama, ja kush përflitet se do të ikë nga kabineti

Zbardhet vendimi i qeverisë: Rritet pagesa për ndihmën ekonomike, aftësinë e kufizuar dhe kujdestarin e personit, ja kategoritë që përfitojnë

Shërbimet sekrete të botës “zbarkojnë” në Itali, zgjedhjet në shtator alarmojnë inteligjencën e fshehtë, ndërhyrje emergjente për të parandaluar të papriturat, ja prapaskenat

Pas heqjes së vetos, Turqia i bën kërkesën e papritur Suedisë dhe Finlandës

Shkruar nga SOT.COM.AL 29 Qershor 2022

Ministri turk i Drejtësisë Bekir Bozdag tha se Turqia do t’i rinisë Suedisë dhe Finlandës kërkesat për ekstradim të individëve që i konsideron terroristë pasi tri vendet arritën një marrëveshje që i hap rrugën vendeve nordike për t’u anëtarësuar në NATO.
Të mërkurën Bozdag tha se së shpejti do të dërgohen kërkesat zyrtare për ekstradim të 33 anëtarëve të Partisë Kurde PKK dhe anëtarëve të tjerë të rrjetit “FETO”, të konsideruar përgjegjës për tentativën për grusht shteti të vitit 2016-të.
Të martën në Madrid u nënshkruan një memorandum mes Ankarasë, Helsinkit dhe Stokholmit, pas të cilit Turqia hoqi veton ndaj kërkesës së vendeve skandinave për anëtarësim në NATO në këmbim të bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit.
"Dosjet e gjashtë anëtarëve të PKK-së, gjashtë anëtarëve të FETO-s ndodhen në Finlandë, ndërsa ato të dhjetë anëtarëve të FETO-s dhe 11 anëtarëve të PKK-së ndodhen në Suedi. Ne do të kërkojmë zyrtarisht përsëri për ekstradimin e tyre pas marrëveshjes dhe do t'ua kujtojmë atyre", citohet të ketë thënë Bozdag për agjencinë shtetërore të lajmeve “Anadolu”.
Në tekstin e memorandumit që tre vendet nënshkruan të martën, Finlanda dhe Suedia ranë dakord të "adresojnë kërkesat e pezulluara (të Turqisë) mbi deportimin ose ekstradimin e të dyshuarve për terrorizëm ... në përputhje me Konventën Evropiane për Ekstradimin".
"Nuk na është paraqitur asnjë kërkesë për momentin, me sa di unë," u tha gazetarëve të mërkurën në Madrid presidenti finlandez Sauli Niinisto.
Të martën, ai tha se memorandumi i nënshkruar nuk listonte asnjë individ për ekstradim dhe se Finlanda do të vazhdojë të respektojë rregullat evropiane në vendimet e saj të ekstradimit.
"Ne në fakt nuk kemi asnjë kërkesë ekstradimi të pazgjidhur për momentin. Ne kemi përpunuar 14 nga 16 (kërkesat nga Turqia) dhe dy vendime janë bllokuar nga fakti se objektivat nuk janë gjetur," u tha Niinisto gazetarëve.
Kryeministrja suedeze Magdalena Andersson tha se Suedia do të vazhdojë të ndjekë ligjet ndërkombëtare mbi ekstradimet e saj.
"Varet se çfarë informacioni marrim nga Turqia në këtë fushë," tha ajo për Reuters.
Turqia, një anëtare e NATO-s prej më shumë se 70 vjetësh, me ushtrinë e dytë më të madhe të aleancës, ka kërkuar prej kohësh që aleatët të ndalojnë mbështetjen për YPG-në, një aleat kyç i SHBA-së në luftën kundër Shtetit Islamik në Siri. Ajo ka shkëmbyer vazhdimisht informata me Shtetet e Bashkuara, Francën, Gjermaninë, Holandën dhe të tjerët për këtë çështje./ REL
Më të lexuarat


Punoi 23 vite me diplomë false, ajo që zbulohet për ish-shefin e policisë i shtang të gjithë, dënohet me gjobën marramendëse të parave

Lajm i trishtë/ Pësoi arrest kardiak, ndërron jetë autori dhe gazetari i njohur (EMRI+FOTO)

E rëndë! Piu ujë të ftohtë në mes të temperaturave përvëluese, të riut i ndodh e papritura

Përshkallëzohen konfliktet/ Nuk ka qetësi në Egje, zbardhet lëvizja urgjente e avionëve luftarak të Turqisë, ja çfarë po ndodhë në Greqi

"Mbajtja e sekreteve..."/ Rezidenca e Trump, shqetësim për inteligjencën amerikane. Çfarë fshihet në kompleksin madhështor ku ish-Presidenti gjeti ngushëllim pas humbjes së zgjedhjeve

Anije spiune ruse dhe nëndetëse në detet tona, nisin lojërat luftarake në Adriatik, zbulohet operacioni top-sekret që mund të shkaktojë luftë, ja lëvizja e NATO

Thatësia historike bën zbulimin shokues/ “Nëse i shihni duhet të qani për atë që ju pret”, dalin për herë të parë paralajmërimet shekullore nga shtrati i lumit ndërsa Evropa vuan nga thatësira ekstreme

Shërbimet sekrete të botës “zbarkojnë” në Itali, zgjedhjet në shtator alarmojnë inteligjencën e fshehtë, ndërhyrje emergjente për të parandaluar të papriturat, ja prapaskenat

(VIDEO) Pamje të tmerrshme nga shpërthimi i depos, ku humbën jetën 5 persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën

Pas temperaturave ekstreme, sinoptikanët paralajmërojnë ndryshim drastik të motit, autoritetet ngrenë alarmin (VIDEO)
