BREAKING NEWS

A do shkarkohet Ilir Meta? Pandeli Majko tregon dy arsyet pse mazhoranca është e lëkundur

A do shkarkohet Ilir Meta? Pandeli Majko tregon dy arsyet pse mazhoranca
x

Bota

Pas kapërcimit në sondazhe të presidentit Trump, Biden shpallet zyrtarisht kandidati demokrat në presidencialet në SHBA

Pas kapërcimit në sondazhe të presidentit Trump, Biden shpallet

Pas kapërcimit në sondazhe të presidentit amerikan Donald Trump, Joe Biden është shpallur zyrtarisht kandidati demokrat në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Biden siguroi zyrtarisht nominimin e Partisë Demokratike. Ai do të jetë kundërkandidati i presidentit aktual, Donald Trump në zgjedhjet presidenciale që mbahen në nëntor.

“Ishte nder që të kandidoja në mesin e grupit më të talentuar të kandidatëve që Partia Demokratike ka pasur”, tha Biden përmes një deklarate, duke shtuar se “jam krenar të them se shkojmë në këto zgjedhje si parti e unifikuar”.

Ish-nënpresidenti amerikan, Biden ka qenë kandidati kryesor i demokratëve për zgjedhjet presidenciale, që prej se Bernie Sanders u tërhoq nga gara në muajin prill.

Biden më 5 qershor arriti që të mbledh numrin e delegatëve, që duhen për të marrë nominimin e partisë, pasi shtatë shtete në Qarkun e Kolombias mbajtën zgjedhjet paraprake presidenciale më 2 qershor.

Zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit do të mbahen në kohën kur Shtetet e Bashkuara po përballen me shifër të lartë të papunësisë, si pasojë e pandemisë së koronavirusit. Po ashtu, në SHBA janë nxitur protesta pas vdekjes së afrikano-amerikanit, George Floyd, i cili vdiq pak kohë pasi ishte arrestuar nga policia në Mineapolis.