BREAKING NEWS

Një humbje e madhe / Koronavirusi i merr jetën aktorit dhe regjisorit të famshëm shqiptar

Një humbje e madhe / Koronavirusi i merr jetën aktorit dhe regjisorit
x

Bota

Pas këtyre imazheve të trupave të gardës kombëtare që u shpërndanë me shpejtësi në të gjitha mediat botërore, Joe Biden kërkon ndjesë publike, ndërsa zonja e Parë e SHBA-së bën gjestin emocionues

Pas këtyre imazheve të trupave të gardës kombëtare

Pas një fotoje të publikuar së fundmi ku shihen disa trupa të gardës kombëtare që flenë në parkim. Imazhet u shpërndanë në mediat sociale dhe televizione duke treguar trupat e detyruara të qëndronin në një parkim të kongresit pasi ligjvënësit u kthyen në Capitol.

Kushtet shkaktuan zemërim mes politikanëve dhe disa guvernatorë shtetesh i tërhoqën trupat e tyre pas polemikave. Shumë kush ngriti zërin për kushtet, me trupat e ekspozuara ndaj tymrave të makinave dhe pa akses të përshtatshëm në tualete apo shërbime të tjera pasi kishin qenë në gadishmëri për ditë të tëra. Biden bisedoi me shefin e byrosë së gardës kombëtare për ti kërkuar ndjesë dhe për tu interesuar se si mund të ndihmonte. Zonja e parë Jill Biden, po ashtu vizitoi disa nga trupat për ti falenderuar ato personalisht e madje u ofroi edhe biskota nga shtëpia e bardhë. “Doja thjeshtë të vija tek ju dhe t’ju falenderoja që më mbajtët mua dhe familjen time të sigurt”, tha ai. Një zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonimiteti për agjencinë e lajmeve Reuters, tha të premten se mes 100 deri në 200 nga trupat e dislokuara kishin rezultuar pozitiv për Covid 19. Shifra, që mund të përbëjë vetëm një pjesë të vogël në mesin e 25 mijë trupave të dislokuara, nuk është konfirmuar zyrtarisht.