BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Bota

Pas kontrollit të vilës në Mar-a-Lago nga 30 oficerët e FBI-së, merret vendimi për ish-presidentin Donald Trump

Pas kontrollit të vilës në Mar-a-Lago nga 30 oficerët e

Ish-Presidenti Donald Trump pritet të merret në pyetje nga Prokurorja e Përgjithshme e New Yorkut, Letitia James të mërkurën, raporton CNN.  Veprimet e fundit të FBI-së me kontrollin e një prej vilave të ish-presidentit, duket se i kanë dhënë një  pikë kthese vendimtare një hetimi civil të nisur mbi praktikat e tij të biznesit.

Është e paqartë nëse Trump do t’u përgjigjet pyetjeve apo do të pohojë të drejtën e tij të Amendamentit të Pestë kundër vetë-inkriminimit gjatë dëshmisë pas dyerve të mbyllura.

Trump tha në një postim në Truth Social të mërkurën herët në mëngjes se ai do të “takohej” me James për atë që e cilësoi si një “vazhdim të gjuetisë më të madhe të shtrigave në historinë e SHBA-së”!

“Kompania ime e madhe dhe unë, po sulmohemi nga të gjitha anët. Republika e Bananeve!”, shkroi Trump.

Deponimi vjen gjatë një jave të jashtëzakonshme ligjore për ish-Presidentin. Të hënën, FBI ekzekutoi një urdhër kontrolli në Mar-a-Lago , rezidenca e tij kryesore në Florida, në lidhje me një hetim për trajtimin e dokumenteve të klasifikuara. Të martën, një gjykatë federale e apelit mohoi përpjekjen e tij të gjatë për të bllokuar një komitet të Dhomës së Përfaqësuesve nga marrja e deklaratave të tij tatimore.

Disa këshilltarë të Trump kanë mbrojtur idenë që ish-Presidenti t’u përgjigjet pyetjeve në lidhje me pasqyrat e tij financiare nën betim, ndërsa të tjerë e kanë paralajmëruar atë të mos japë ndonjë përgjigje për shkak të rrezikut të mundshëm ligjor me të cilin mund të përballet.

Dy hetime penale po vazhdojnë: një për ndërhyrje të mundshme në zgjedhje dhe një tjetër për krime të dyshuara financiare, raporton BBC.

Ndërkohë, një hetim politik po vazhdon rreth akuzave penale për rolin e tij në sulmin e Kongresit më 6 janar të vitit 2021.

Ndërsa Trump mendon të rikandidojë për president në vitin 2024, këto rastet ligjore mund t’i japin fund ambicive të ish- presidentit.

Të dhënat e Shtëpisë së Bardhë

Kur Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë, ai mori shumë dokumente me vete në resortin Mar-a-Lago në Florida.
Sipas ligjit të të dhënave presidenciale, marrja e dokumenteve zyrtare mund të përbëjë vepër penale.

Avokatja e tij, Christina Bobb, i tha NBC Neës se disa letra ishin sekuestruar, megjithatë FBI dhe departamenti i drejtësisë ende nuk kanë komentuar.

Në muajin shkurt, Arkivi Kombëtar tha se kishte marrë 15 kuti me letra në Mar-a-Lago, të cilat Trumpi duhet t’i kishte dorëzuar kur u largua nga Shtëpia e Bardhë.

Agjencia më vonë i tha Kongresit se kutitë përfshinin artikuj të shënuar si “informacion i klasifikuar” të sigurisë kombëtare.

Por Trump pretendoi se qeveria nuk gjeti asgjë dhe se demokratët ishin thjesht në kërkim të mashtrimit të tyre të ardhshëm.

“Mbajtja e të dhënave u mundëson presidentëve të mbahen përgjegjës për veprimet e tyre në detyrë”, thotë historiani presidencial Lindsay Chervinsky.

Por zbatimi i aktit të Regjistrimeve Presidenciale është “i ndërlikuar”, thotë ajo, sepse ligji kërkon “vullnetin e mirë” të presidentëve për të ruajtur të dhënat e tyre.

Trump akuzohet për nxitjen e një “kryengritjeje” kur mbështetësit plaçkitën ndërtesën e Kapitolit, ndërsa anëtarët e Kongresit certifikuan fitoren zgjedhore të Joe Biden më 6 janar të vitit 2021.

Për javë më parë, ai bëri pretendime të pabaza për mashtrime zgjedhore, të cilat i përsëriti në një tubim në National Mall në Uashington DC pak para trazirave.

Menjëherë pas kësaj, Trump u shpall i pafajshëm në një gjyq politik në Senatin e kontrolluar nga republikanët dhe mbështetësit shpallën fitoren. Por kjo nuk ishte fundi i saj.

Në korrik të vitit të kaluar, demokratë dhe disa politikanë republikanë formuan një komitet të 6 janarit, i cili po shqyrton në detaje veprimet e Trumpit. Ajo ka marrë mijëra komunikime të bëra nga dhe në Shtëpinë e Bardhë, ndërkohë që hetimet po vijojnë ende.

Deri më tani, seancat dëgjimore publike të komitetit kanë gjeneruar një sërë akuzash, duke përfshirë dëshminë e ndihmësve dhe këshilltarëve të vetë Trumpit se ai e dinte se pretendimet për mashtrim zgjedhor ishin të pavërteta – dhe se hapat që po ndërmerr për të përmbysur rezultatet ishin të paligjshme.

Më të lexuarat