BREAKING NEWS

COVID në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë jep njoftimin e rëndësishëm: Çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

COVID në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë jep
x
BREAKING NEWS

“Lufta e Tretë Botërore ka nisur tashmë”, figura e njohur ruse lëshon alarmin: Katastroftë bërthamore...

“Lufta e Tretë Botërore ka nisur tashmë”, figura e
x
BREAKING NEWS

'Fluturon' përsëri nafta dhe gazi/ Bordi i Transparencës ndryshon sërisht çmimet, ja sa do të shiten karburantet

'Fluturon' përsëri nafta dhe gazi/ Bordi i
x
BREAKING NEWS

Kreu i SPAK paralajmëron arrestime të bujshme në radhët e të korruptuarve, zbulon se prokurorët specialë dhe agjentët e BKH po bashkëpunojnë me 20 skuadra të përbashkëta hetimore nga vendet e BE

Kreu i SPAK paralajmëron arrestime të bujshme në radhët e
x
BREAKING NEWS

Nga pezullimi i “Air Albania”, tek tërheqja e mjekëve në spitalin e Fierit dhe mbajtja peng e Xhamisë së Namazgjasë, si ndryshoi qëndrim Edi Rama për gylenistët pasi Erdogan filloi të tërhiqte investimet në Shqipëri

Nga pezullimi i “Air Albania”, tek tërheqja e mjekëve
x
BREAKING NEWS

Ja 5 qokat e Edi Ramës për Erdoganin, nga masakrimi i shkollave të Gylenit, te blerja e dronëve 40 milionë euro nga dhëndri i Sulltanit turk

Ja 5 qokat e Edi Ramës për Erdoganin, nga masakrimi i shkollave
x
BREAKING NEWS

Ndryshon qëndrimi amerikan për njeriun e Malit me Gropa, Yuri Kim vizitë blic te spiuni Ilir Metaj, ish-Presdeinti distancohet nga “non grata” Sali Berisha

Ndryshon qëndrimi amerikan për njeriun e Malit me Gropa, Yuri Kim
x
BREAKING NEWS

Nis “gjuetia” për paratë e pista në Shqipëri, ndërkombëtarët ngrenë siparin e arrestimeve në nivel politik, asistenca e BE që do të sjellë “tërmet” në politikën shqiptare

Nis “gjuetia” për paratë e pista në Shqipëri,
x

Bota

Pas Presidentit Biden, e pëson edhe bashkëshortja! Zonja e Parë e SHBA-së rezulton pozitive me koronavirus

Pas Presidentit Biden, e pëson edhe bashkëshortja! Zonja e Parë e

Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden rezultoi më 16 gusht pozitive me virusin COVID-19. Sipas zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, gruaja e presidentit amerikan Joe Biden, filloi të përjetonte simptoma të ngjashme me ato të etheve, dhe si rrjedhojë iu nënshtrua të martën një testi molekular ku rezultoi pozitive.

Zonja e Parë, në përputhje me udhëzimet e autoriteteve shëndetësore amerikane, do të qëndrojë në izolim për pesë ditë. Jill Biden do të trajtohet me medikamentin anti-viral Paxlovid. “Ajo ndodhet aktualisht në një rezidencë private në Karolinën e Jugut dhe do të kthehet në shtëpi pasi të ketë marrë dy teste negative të njëpasnjëshme”, thuhet në deklaratën Shtëpisë së Bardhë.

Diagnoza e saj pozitive ndaj COVID-19 vjen vetëm disa javë pasi presidenti amerikan rezultoi pozitiv ndaj virusit në muajin korrik. Ai u trajtua menjëherë me antiviralin “Paxlovid” dhe më vonë rezultoi sërish pozitiv në fund të muajit pas disa ditësh testimi negativ, të cilin mjeku i tij e përshkroi si një rast “rikthimi” për shkak të medikamentit. Zonja e parë nuk rezultoi pozitive gjatë asaj kohe.

Shtëpia e Bardhë tha se Joe Biden rezultoi negativ të martën në mëngjes në një test antigjeni. Si person kontakti i zonjës së parë, ai do të qëndrojë për 10 ditë me maskë në ambiente të mbyllura dhe në afërsi me të tjerët, tha Shtëpia e Bardhë.

Biden po rikthehet në Shtëpinë e Bardhë nga Karolina e Jugut të martën për të dhënë një deklaratë për mediat dhe për të nënshkruar legjislacionin mbi klimën dhe kujdesin shëndetësor të miratuar nga Kongresi Amerikan javën e kaluar. Më pas, ai pritet të udhëtojë në Wilmington, Delauer./ REL