BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Bota

Pas pushtimit të Afganistanit, delegacioni i talebanëve viziton për herë të parë Europën

Pas pushtimit të Afganistanit, delegacioni i talebanëve viziton

Një delegacion i talibanëve po viziton për herë të parë Evropën, që prej se ky grup militant mori pushtetin në Afganistan, teksa përfaqësuesit talibanë po marrin pjesë në bisedimet me pjesëtarët e shoqërisë civile afgane.

Bisedimet po mbahen në Norvegji dhe ato do të fokusohen në të drejtat e njeriut.

Delegacioni i talibanëve po kryesohet nga ushtruesi i detyrës së ministrit të Jashtëm, Amir Khan Muttaqi. Talibanët do të zhvillojnë bisedime me aktivistet, gazetarët dhe pjesëtarë të tjerë të shoqërisë civile, përpara se më 24 dhe 25 janar të takohen me diplomatët perëndimorë.

Ministria e Jashtme norvegjeze tha se delegacioni taliban do të takohet edhe me afganët që gjenden në këtë shtet, përfshirë “lideret gra, gazetarët dhe personat që punojnë për të drejtat e njeriut, për çështjet humanitare, ekonomike, sociale dhe politike”.

Një delegacion i Shteteve të Bashkuara, i kryesuar nga përfaqësuesi i posaçëm për Afganistan, Tom Ëest, planifikon që në bisedimet me talibanët të diskutojë për “formimin e një sistemi përfaqësues politik, për përgjigjen urgjente humanitare dhe krizën ekonomike, për shqetësimet e sigurisë dhe kundërterrorizmit, për të drejtat e njeriut, veçanërisht për arsimimin e grave dhe vajzave”, u tha në një deklaratë të lëshuar nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Më 21 janar, ministrja e Jashtme norvegjeze, Anniken Huitfeldt, theksoi se vizita nuk paraqet “legjitimim apo njohje të talibanët. Por, ne duhet të bisedojmë me ata që qeverisin sot shtetin”.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar lidhur me situatën serioze në Afganistan”, tha Huitfeldt, duke theksuar se kushtet ekonomike dhe politike kanë krijuar “një katastrofë humanitare të shkallës së gjerë për miliona persona” që përballen me uri në Afganistan.

Talibanët kanë marrë kontrollin e Afganistanit në mesin e gushtit të vitit të kaluar. Qeveria e shpallur prej tyre nuk është njohur ndërkombëtarisht.