Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja
x

Bota

Pas shpërthimit në Bejrut/ OKB jep një tjetër paralajmërim të frikshëm për Libanin

Pas shpërthimit në Bejrut/ OKB jep një tjetër

Agjencitë e Kombeve të Bashkuara kanë paralajmëruar për krizë humanitare në Liban, pas shpërthimit shkatërrues të së martës në Bejrut.

Libani veçse ka qenë duke u përballur me probleme të rënda ekonomike edhe para shpërthimit, i cili ka lënë të vdekur 154 persona, mbi 5,000 të plagosur dhe më shumë se 300,000 persona të pastrehë.

Programi Botëror për Ushqim ka thënë se dëmi i shkaktuar në portin e Bejrutit do të pengojë dërgesat ushqimore dhe do të ndikojë në rritje të çmimeve.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se sistemi shëndetësor është i dëmtuar rëndë, dhe se shumë spitale nuk funksionojnë.

Para shpërthimit të së martës, 75 për qind e qytetarëve të Libanit kanë pasur nevojë për ndihmë, 33 për qind prej tyre kanë humbur punën dhe një milion të tjerë kanë qenë duke jetuar në kufirin e varfërisë.