BREAKING NEWS

Përballet për herë të parë me zërat kritikë ndaj tij, zbulohen 2 lëvizjet e rëndësishme të Lulzim Bashës ditën e sotme

Përballet për herë të parë me zërat kritikë
x

Bota

Pas shtimit të tensioneve në Ukrainë, SHBA vendos të tjera sanksione ndaj Rusisë, në listë zyrtarë dhe biznese

Pas shtimit të tensioneve në Ukrainë, SHBA vendos të tjera

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar ditën e djeshme për sanksione të cilat janë marrë ndaj Rusisë. Sipas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë, sanksionet janë marrë si përgjigje ndaj ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale të 2020 dhe piratimit të agjencive qeveritare amerikane, por ekspertët dhe njohësit ndërkombëtarë të politikës, deklarojnë se një masë e tillë është marrë në përpjekje për “t’i treguar me stil dhëmbët” Rusisë në lidhje me çështjen e Ukrainës, çështje që ka shtuar së fundmi shumë tensionet. Masat e njoftuara të enjten përfshijnë sanksione ndaj gjashtë kompanive ruse që mbështesin veprimtaritë kibernetike të vendit, përveç sanksioneve ndaj 32 individëve dhe entiteteve të akuzuara për përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar, duke përfshirë shpërndarjen e dezinformimit. SHBA gjithashtu dëboi 10 diplomatë rusë, mes të cilëve përfaqësues të shërbimeve ruse të inteligjencës. Presidenti Joe Biden tha se përpjekjet e Rusisë për të minuar zgjedhjet e lira në SHBA dhe në vende të tjera si dhe aktiviteti i saj keqdashës kibernetik, përbëjnë një kërcënim të jashtëzakonshëm ndaj sigurisë amerikane.

 

Reagon Kremlini

 Nga ana tjetër, Kremlini ka bërë me dije se sanksionet e marra nga SHBA nuk do të ngelin pa përgjigje. "I dënojmë dëshirat për këto sanksione, sepse këto i shohim të paligjshme dhe për të mbrojtur në mënyrën më të mirë interesat tona do të jetë i vlefshëm parimi i reciprocitetit", deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Peskov mbrojti idenë e tij se sanksionet e mundshme nuk do të sigurojnë kontribut për bisedimet e planifikuara të mbahen mes presidentit amerikan, Joe Biden dhe presidentit rus, Vladimir Putin. "Sanksionet e mundshme që po diskutohen është e qartë dhe hapur se nuk do të kontribuojnë në asnjë mënyrë në një takim të tillë. I dënojmë dëshirat për këto sanksione, sepse këto i shohim të paligjshme dhe për të mbrojtur në mënyrën më të mirë interesat tona do të jetë i vlefshëm parimi i reciprocitetit", deklaroi ai. Ndërkohë, Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova, bëri me dije se është telefonuar ambasadori amerikan në Moskë menjëherë pasi administrata e presidentit Joe Biden njoftoi sanksione të reja kundër Rusisë. Duke folur në një konferencë shtypi në Moskë, zëdhënësja e ministrisë Maria Zakharova tha se biseda do të jetë "e vështirë" për ambasadorin e SHBA-së dhe se Rusia do t'i japë "një reagim vendimtar" "sjelljes agresive. "Ne kemi paralajmëruar në mënyrë të përsëritur SHBA-në për pasojat e hapave armiqësorë që rrisin në mënyrë të rrezikshme shkallën e konfrontimit midis vendeve tona. Një kurs i tillë nuk plotëson interesat e popujve të dy fuqive bërthamore që mbajnë përgjegjësi historike për fatin e botës", tha Zakharova. Ajo gjithashtu vuri në dukje se Presidenti i SHBA-së Joe Biden kishte shprehur interes në normalizimin e lidhjeve midis Washingtonit dhe Moskës gjatë një bisede telefonike me homologun e tij rus Vladimir Putin. Megjithatë ajo shtoi se veprimet e administratës së tij lënë të kuptohet e kundërta. "SHBA-ja nuk është e gatshme të pajtohet me realitetin objektiv të një bote multipolare që përjashton hegjemoninë amerikane dhe presionin e sanksioneve dhe ndërhyrjen në punët tona të brendshme. Një sjellje e tillë agresive do të marrë sigurisht një refuzim vendimtar. Përgjigja ndaj sanksioneve do të jetë e pashmangshme. Washingtoni duhet të kuptojë se degradimi i marrëdhënieve dypalëshe ka një çmim. Përgjegjësia për atë që po ndodh bie tërësisht mbi SHBA-n", tha Zakharova. Ky hap i Uashingtonit ka të ngjarë të përkeqësojë tensionet në një marrëdhënie që ra në një nivel të ri të ulët, pas komenteve të presidentit Biden, kur ai tha ai mendonte që Putini ishte një "vrasës".