Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pas sulmeve në Siri, Britania ‘frikë’ nga hakmarrja

Postuar: 16/04/2018 - 11:13

Frika e hakmarrjes nga Rusia ka ‘pushtuar’ Britaninë e madhe, e cila është një nga vendet që mori pjesë në sulmet me raketa që SHBA dhe aleatët ndërmorën ndaj regjimit të Asad në Siri pasi ky i fundit sulmoi popullin e vetë me armë kimike.

Zyrtarët e inteligjencës në GCHQ dhe Ministrinë e Mbrojtjes janë në gatishmëri për të goditur përsëri nëse Kremlini nis luftën kibernetike. Sekretari i Jashtëm Boris Johnson pranoi dje kërcënimin, duke thënë se Britania duhej të merrte “çdo masë paraprake të mundshme” për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi.

Ekziston frika se sistemet vitale të transportit, furnizimet me ujë, rrjetet e gazit, bankat, spitalet dhe madje edhe kontrolli i trafikut ajror mund të hakohen nga Rusia në përgjigje të sulmit ndaj objekteve të armëve kimike të Bashar al-Assad, raporton Daily Mail.

Sipas burimeve të Inteligjencës britanike ekziton frika se hakmarrja mund të përfshijë publikimin në internet të të ashtuquajturit ‘kompromat’, i cili është një informacion komprometues për deputetët apo figura të tjera publike.

Ndërkohë Sekretari i Jashtëm Johnson ka mbështetur vendimin e kryeministres britanike, Theresa May për t’iu bashkuar sulmeve të Shteteve të Bashkuara dhe Francës, për të qëlluar bazat e armëve kimike në Siri, duke thënë se ai vendim ka qenë hapi i duhur për të dënuar përdorimin e armëve kimike.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 4

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/04/2018 - 22:55

5 trupa pajetë janë gjetur në një makinë, në një zonë mjaft të populluar turistike të  në Meksikë. Një i ri u gjet i vdekur në makinën e tij të parkuar jashtë palestrës, ndërsa një person gjendej pa jetë në sediljen e përparme, ndërsa të tjerët të hedhur në anën e pasme të mjetit.

Postuar: 26/04/2018 - 22:38

Dashuria mes Milanit dhe Silvio Berluskonit duket se nuk do të shuhet kurrë.

Postuar: 26/04/2018 - 20:18

Senati i Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar ish-drejtorin e CIA-s Mike Pompeo si sekretar i shtetit, duke i dhënë fund një beteje të fortë konfirmimi.

Ukraina dhe Bjellorusia përkujtojnë viktimat e Çernobilit

Postuar: 26/04/2018 - 19:54

Ukraina shënoi sot 32-vjetorin e katastrofës bërthamore në Çernobil, duke organizuar shërbime përkujtimor dhe evente në kujtim të viktimave.
 
Itali, negociata pozitive koalicioni mes PD e 5-Yje

Postuar: 26/04/2018 - 18:17

Kreu i dhomës së ulët të parlamentit italian, i ngarkuar nga presidenti për ndërmjetësimin e negociatave për formimin e qeverisë së re, tha sot se  po vazhdojnë bisedimet
Masakra në Kanada, del përpara gjykatës shoferi vrasës, reagon babai

Postuar: 26/04/2018 - 15:44

Autori i sulmit akuzohet për vrasjen e 10 personave dhe plagosjen e 15 të tjerëve.
Kim Jong Un do të takojë liderin jug-korean në kufi

Postuar: 26/04/2018 - 15:43

Kim Jong Un do të bëhet të premten lideri i parë veri-korean që nga koha e luftës, i cili kalon vijën e demarkacionit ushtarak që ndan Gadishullin Korean.