Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pas tërmeteve, një tjetër makth për Greqinë, kryeministri Mitsotakis ka ndërprerë menjëherë pushimet

Postuar: 13/08/2019 - 20:04

4 fshatra në ishullin verior të Athinës, Evia janë evakuuar si pasojë e zjarrit i cili ka dalë jashtë kontrollit. Flakët u shfaqën në orën 3:00 të mëngjesit të së martës dhe rreth 300 banorë të këtyre 4 fshatrave,Makrimallit, Kontodoptit, Stavros dhe Platanias u detyruan të largohen me autobusa ose me automjetet e tyre.

Vetëm ditën e sotme janë përfshirë rreth 1000 zjarrfikës për të shuar flakët por zjarri është ende jashtë kontrollit. Autoritetet greke kanë kërkuar ndihmë nga Emergjencat Civile të BE, dhe menjëherë 4 avionë zjarrfikës nga Italia dhe Kroacia u vendosën në dispozicion të fqinjëve grekë.

Prej situatës së rënduar, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ndërpreu menjëherë pushimet dhe u kthye në Athinë për të kryer një takim urgjent me Departamentin e Përgjithshëm Zjarrfikës të Greqisë.

Pas takimit Mitsotakis u shpreh se kushtet ditën e sotme janë jashtëzakonisht shumë të vështira dhe se qëllimi primar është mbrojtja e jetëve njerëzore. Kurse ministri i brendshëm Takis Theodorikakos ishte në një vijë me kryeministrin: Më e rëndësishmja është mos kemi humbje në njerëz.

Në fakt zjarret kanë përfshirë gjithë Greqinë. Vetëm 24 orët e fundit në gjithë vendin janë 56 vatra zjarri aktive, kryesisht pyjore por bilanci është vetëm një zjarrfikës i lënduar në Evia dhe asnjë viktimë deri tani. Kujtojmë se vitin e kaluar 100 persona vdiqën nga zjarret në rajonin e Attica-s.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/08/2019 - 21:51

Një djalë 13-vjeç u gjet i varur në shtëpinë e tij në SHBA, pasi zbuloi se vajza që ai pëlqente kishte të dashur.

Postuar: 20/08/2019 - 20:49

Një burrë nga Karolina e Veriut akuzohet se ka mbajtur një grua 24-vjeçare dhe foshnjën e saj në

Postuar: 20/08/2019 - 19:17

Një baba ka tentuar të hedhë vajzën e tij 5 muajshe nga dritarja.

Postuar: 20/08/2019 - 18:48

Çdo ditë e më tepër mediat botërore po flasin për një dëshirë të papërmbajtshme të Donald Trump p

Postuar: 20/08/2019 - 18:07

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme Greqinë pasi mediat vendase raportojnë se një h

Postuar: 20/08/2019 - 17:50

Komisioni Europian shprehu sot keqardhje që kryeministri britanik, Boris Johnson nuk kishte propo

Postuar: 20/08/2019 - 17:03

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në ishullin e Braçit, në Kroaci, teksa ka humbur jetën ish-min