Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pas tragjedisë në Genova, shpërthen zemërimi dhe gjobëvëniet

Postuar: 16/08/2018 - 14:33

Ndërsa qindra pjesëtarë të skuadrave të shpëtimit kërkonin për ndonjë të mbijetuar, pas shembjes së urës në Genova, të gjithë pyesnin sesi ka mundësi që një aksident i tillë të ndodhë në një vend të industrializuar e modern, ekonominë e 8 më të madhe të botës.Gishti është drejtuar diku dhe ka pasur edhe thirrje për prerje kokash. E ndërtuar në vitet ’60, ura “Morandi” ishte një nyje kyçe e autostradës A10, që lidh Italinë veriperëndimore me Francën, duke përshkuar lumin Polcevera, në Genovën qendrore.

Dëshmitarët okularë folën për rrufe që goditën strukturën, disa sekonda para shembjes. Inxhinierët e vënë në dyshim mundësinë se një rrufe mund të ketë shkaktuar një shkatërrim të tillë.

Por, në anën tjetër, ka pasur prej vitesh paralajmërime se diçka e tillë do të ndodhte. “Autostrade per l’Italia”, kompania private që ka kontratën për mirëmbajtjen e autostradës A10, ka thënë se struktura monitorohej në mënyrë konstante, madje përtej kërkesave ligjore, dhe se nuk kishte pasur arsye që ajo të konsiderohej e rrezikshme.

Ministri i Transportit kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të drejtuesve kryesorë të kompanisë. Vet presidenti italian tha se kompania ishte përgjegjëse për garantimin e sigurisë së urës, e se qeveria nuk do të priste rezultatin e një hetimi kriminal, që ka filluar tashmë, para se të ndërmerrte masa.

“Autostrade per l’Italia” tani rrezikon të përballet me gjoba dhe pagesa kompensimi, e mundet madje edhe të humbasë koncesionin. Ajo që ndodhi me urën “Morandi” ka bërë tashmë që të hidhen sytë edhe në pjesën tjetër të infrastrukturës, e cila do t’iu nënshtrohet kontrolleve të dyfishta.

Në fakt, siç shkruan “Corriere della Sera”, 10 ura janë shembur në Itali gjatë 5 viteve të fundit. Fondet për mirëmbajtjen e rrugëve në Itali, sipas OECD-së janë shumë më të ulëta sesa ato të vendeve fqinje, Franca dhe Gjermania.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/09/2019 - 14:24

Një zyrtar i lartë i inteligjencës është arrestuar në Kanada dhe është akuzuar se ka zbuluar informacione të klasifikuara ndal një entiteti të huaj, ende të paspecifikuar.

Postuar: 15/09/2019 - 13:21

Ekspertët mjekoligjorë në Meksikë kanë arritur të identifikojnë 44 trupa të varrosur në një pus n

Postuar: 15/09/2019 - 13:05

Kishte vendosur që ta kalonte natën tek një shoqja e saj, gjatë një feste me pizhama siç bëjnë sh

Postuar: 14/09/2019 - 23:42

Ai njihet për deklaratat e tij të çuditshme dhe për mënyrën e të vepruarit.

Postuar: 14/09/2019 - 22:05

Pas një eksperimenti në terren në vitet 2013 e 2015, një brez mushkonjat të modifikuara gjeneti

Postuar: 14/09/2019 - 21:52

Disa mijëra aktivistë klimatikë protestuan sot në Frankfurt duke dëmtuar makinat që po shfaqesh

Postuar: 14/09/2019 - 21:34

Temperaturat ishin 25 gradë celsius, por dëbora filloi të binte në kryeqytetin japonez, Tokio.