Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pasardhës dinozauri: Pulat godasin për vdekje dhelprën që hyri në kotec

Postuar: 14/03/2019 - 22:13

Një dhelpër e re, ndoshta vetëm 6 muajshme besoi se kishte kapur xhekpotin kur u fut mes një tufe pulash në veriperëndim të Francës për të kapur gjahun e saj, por e mësoi në mënyrën më të rëndë se ato janë pasardhëse të monstrave të lashtë të tokës, dinosaurëve.
 
Ashtu si të gjithë zogjtë, edhe pulat rrjedhin gjenetikisht nga dinosaurët, dhe me perëndimin e diellit dhe mbylljen e derës automatike pasi dhelpra kishte hyrë brenda kotecit masiv, tufa e pulave duket se nxorri instinktin e tyre të brendshëm dhe linçuan dhelprën me pickime sqepi.
 
"Ishte një instinkt tufe, ato e sulmuan të gjitha me sqepat e tyre", tha Pascal Daniel, kreu i shkollës bujqësore Le Gros Chêne ("Lisi i Madh"), duke shtuar se dhelpra e vdekur kishte goditje të panumërta në trup e në qafë.
 
Të gjithë fermerët e dinë se zogjtë mund të jenë mizorë. Tufat e pulave kanë dhe ato një hierarki të caktuar, ku më e fuqishmja dhe më agresivja vendos për tufën. Ato fitojnë me dhunë pozitën e drejtueses, duke nënshtruar zogjtë e tjerë me frikë e intimidim, sipas observimeve të fermerëve.
 
Zogjtë në krye të hierarkisë së grupit kanë privilegjet e tyre, por kanë gjithashtu një rol shtesë për vrojtimin e tufës ndaj predatorëve dhe marrjen e vendimeve në rast rreziku. Në këtë rast kryesuesja e tyre nuk i ka urdhëruar të largohen, nga pamundësia e kotecit të mbyllur, por me sa duket i ka urdhëruar të sulmojnë dhelprën.
 
Një nga arsyet e kësaj mund të jetë gjenetika e tyre pasi studimet tregojnë se karakteri i pulave është përgjthësisht agresiv. Por ato nuk sulmojnë predatorët e mëdhenj dhe përgjegjësit e fermës thonë se herën e fundit që një dhelpër hyri në kotec fundi i pulave nuk ishte fare i mirë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/03/2019 - 19:42

Këshilltari për Siguri Kombëtare i Shteteve të Bashkuara, John Bolton akuzoi institucionet politike të Britanisë së Madhe për dështim në zbatimin e rezultateve të referendumit të vitit 2016 për daljen e vendit nga B

Postuar: 20/03/2019 - 19:38

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison ka dënuar deklaratat e bëra nga presidenti i Turqisë,

Postuar: 20/03/2019 - 19:34

Bashkimi Evropian ka gjobitur me 1.49 miliard euro kompaninë Google për konkurencë të padrejtë.

Postuar: 20/03/2019 - 19:31

Kazakistani ka ndryshuar sot emrin e kryeqytetit të tij nga Astana në Nursultan, si shenjë nder

Postuar: 20/03/2019 - 19:06

Rusia i bëri thirrje st Shteteve të Bashkuara për të rinisur përpjekjet bilaterale drejt çarmat

Postuar: 20/03/2019 - 18:43

Ditët e sotme, Jeff Bezos, themeluesi i “Amazon” mban titullin e njeriut më të pasu

Postuar: 20/03/2019 - 18:38

Një nga figurat më kritike ndaj vaksinimit në Itali, Massimiliano Fedriga, kryebashkiak i Friul