BREAKING NEWS

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet një person në makinë

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet
x

Bota

Pasi blindoi kufirin me ushtrinë, armatime të rënda dhe mijëra trupa, zbulohet lëvizja e radhës e Putin për destabizilimin e këtij shteti të fuqishëm

Pasi blindoi kufirin me ushtrinë, armatime të rënda dhe

Vazhdojnë të rriten tensionet mes dy shteteve të fuqishme, Rusisë dhe Ukrainës. Agjencia Shtetërore ruse e lajmeve TASS shkruan se më shumë se 500 mijë pasaporta ruse janë dhënë nga Moska për banorët në lindje të Ukrainës, ku separatistët e mbështetur nga Rusia janë duke luftuar kundër Kievit. 

Ky është një vendim i marrë nga Putin dy vite më parë, ndërsa më herët janë lëshuar edhe 650 mijë pasaporta.Politika e Moskës për dhënie të shtetësisë në Ukrainë është kritikuar ndërkombëtarisht, pasi është parë si tentim për të destabilizuar lindjen e Ukrainës, ku kanë vdekur më shumë se 13 000 persona prej nisjes së luftimeve në prill të vitit 2014.

Ukraina ka dënuar natyralizimin e qytetarëve ukrainas, duke e konsideruar këtë vendim si pjesë të luftës hibride të Moskës dhe si shkelje të sovranitetit të Ukrainës.

Kohët e fundit, tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës së mbështetur nga Perëndimi janë rritur ndjeshëm. Pak kohë më parë, me mijëra trupa ruse me armatime të rënda u vendosën pranë kufirit me Ukrainën, ndërsa ditët e fundit, Moska vendosi t’i tërheqë.

Më të lexuarat