BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Bota

Pekini dhe Uashingtoni njoftojnë arritjen një marrëveshje paraprake tregtare

Pekini dhe Uashingtoni njoftojnë arritjen një marrëveshje
Falë përpjekjeve të përbashkëta të ekipeve ekonomike-tregtare kineze dhe amerikane, të dy palët kanë arritur një marrëveshje mbi tekstin e marrëveshjes ekonomike dhe tregtare të fazës së parë midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, mbi bazën e parimeve të barazisë dhe respektit të ndërsjellë. 
 
Teksti i marrëveshjes përfshin nëntë pika: preambulën, pronësinë intelektuale, transferimin e teknologjisë, ushqimet dhe produktet bujqësore, shërbimet financiare, kursin e këmbimit dhe transparencën, zgjerimin e tregtisë, vlerësimet dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe dhe klauzolat përfundimtare. 
 
Në të njëjtën kohë, të dy palët arritën marrëveshje që Shtetet e Bashkuara të përmbushin angazhimet e tyre përkatëse për të anuluar rritjen e tarifave për produktet kineze në faza dhe të realizojnë kalimin nga rritja në uljen e tarifave.
 
Pala kineze beson se Kina dhe Shtetet e Bashkuara, si dy ekonomitë më të mëdha në botë, duhet të merren me marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare midis tyre bazuar në situatën e përgjithshme. 
 
Përfundimi i mosmarrëveshjeve ekonomike-tregtare është në interesin themelor të popullit kinez dhe të popullit amerikan, si edhe të popujve të botës, dhe do të ketë një efekt pozitiv në ekonomi, tregti, investime e tregjet financiare. Kjo marrëveshje është në përgjithësi në përputhje me drejtimin e përgjithshëm të thellimit të Reformës e Hapjes të Kinës dhe nevojat e saj të natyrshme për të promovuar zhvillimin ekonomik me cilësi të lartë. 
 
Zbatimi i përmbajtjes përkatëse të marrëveshjes do të ndihmojë në forcimin e mbrojtjes së pronësisë intelektuale, përmirësimin e mjedisit të biznesit, zgjerimin e hyrjes në treg dhe mbrojtjen më të mirë të të drejtave dhe interesave ligjore të ndërmarrjeve të ndryshme, përfshirë kompanitë e huaja, në Kinë, si edhe të të drejtave ligjore të kompanive kineze në aktivitetet ekonomike dhe tregtare të tyre në ShBA. 
Me zgjerimin e tregut të brendshëm të Kinës, kompanitë kineze kanë rritur importet e tyre të produkteve dhe shërbimeve konkurruese me cilësi të lartë nga vende të ndryshme, përfshirë Shtetet e Bashkuara, në përputhje me rregullat e OBT-së dhe parimet e tregut, për të përmbushur nevojat në rritje të njerëzve për një jetë më të mirë. 
Kjo marrëveshje është e favorshme për forcimin e bashkëpunimit midis Kinës e Shteteve të Bashkuara në fushën ekonomike dhe tregtare, duke kontrolluar dhe zgjidhur në mënyrë efektive dallimet në fushën ekonomike dhe tregtare, dhe duke promovuar zhvillimin e qëndrueshëm të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare Kinë-ShBA.