BREAKING NEWS

“Serbia po dërgon tanket në kufirin me Kosovën”, Spartak Ngjela paralajmëron zhvillimet e papritura: Dhëntë Zoti, ua merr mendjen dhe...

“Serbia po dërgon tanket në kufirin me Kosovën”,
x
BREAKING NEWS

Florian Marku bën krenar shqiptarët, luftëtari kuqezi shkruan historinë

Florian Marku bën krenar shqiptarët, luftëtari kuqezi shkruan
x
BREAKING NEWS

Berisha bën deklaratën e papritur: Kam kërkuar shpalljen non grata të George Soros

Berisha bën deklaratën e papritur: Kam kërkuar shpalljen non
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama intervistë për Zërin e Amerikës, flet për marrëdhëniet me Kosovën: Kemi një divergjencë, por...

Kryeministri Rama intervistë për Zërin e Amerikës, flet
x
BREAKING NEWS

Bilanc tragjik në 24 orë, MSH jep të dhënat e fundit epidemiologjike: Ja sa të infektuar janë regjistruar në vend, 26 pacientë në gjendje të rëndë

Bilanc tragjik në 24 orë, MSH jep të dhënat e fundit
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet? PD mbledh sot grupin parlamentar

Çfarë pritet? PD mbledh sot grupin parlamentar
x
BREAKING NEWS

Dënimi i Adriatik Llallës/ Reagon për herë të parë Edi Rama dhe flet për mediat franceze nga Nju Jorku: Po bëjmë luftë të hapur kundër ...

Dënimi i Adriatik Llallës/ Reagon për herë të parë
x
BREAKING NEWS

SHBA 2 mesazhe vdekjeprurëse, rihapet “Gërdeci” dhe bien kambanat për Shkëlzen Berishën, Yuri Kim vjen me porosi të qarta nga Uashingtoni dhe vulos fundin tragjik të Sali Berishës

SHBA 2 mesazhe vdekjeprurëse, rihapet “Gërdeci” dhe bien
x

Bota

Pelosi emëron një tjetër kritik të Trump-it në komisionin e 6 janarit

Pelosi emëron një tjetër kritik të Trump-it në

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, emëroi të dielën një kritik republikan të zotit Donald Trump, ligjvënësin Adam Kinzinger, në një komision të posaçëm për hetimin e trazirave në Kapitol dhe u zotua se, komisioni me shumicë demokrate do të "zbulojë të vërtetën".

Ligjvënësi Kinzinger tha se e “pranoi me përulësi” emërimin madje edhe pse udhëheqja e partisë së tij po e bojkoton hetimin.

Ndërsa komisioni do të zhvillojë takimin e parë, ku do të dëgjojë dëshmi nga policët që u përballën me trazirat, zonja Pelosi tha se ishte e domosdoshme të mësohej se çfarë kishte ndodhur më 6 janar, kur turmat ndërprenë procesin e çertifikimit nga Kongresi të fitores presidenciale të zotit Biden, dhe arësyet përse ndodhën trazirat e dhunshme. Ky mision tha ajo, duhet të jetë proces dypartiak për të siguruar që “një sulm i tillë nuk mund të ndodhë kurrë më”.

Ligjvënësi Kinzinger, një republikan nga shteti Illinoi, do të sjellë "patriotizëm të lartë në misionin e komisionit: për të gjetur faktet dhe për të mbrojtur demokracinë tonë", tha përmes një deklarate zonja Pelosi.

Ai i bashkohet ligjvënëses Liz Cheney nga shteti Uajoming (Wyoming) si të vetmit republikanë të komisionit, që të dy të zgjedhur nga zonja Pelosi. Ligjvënësit Kinzinger dhe Cheney ishin mes 10 republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve që votuan në procesin e dytë për shkarkimin e zotit Trump. Ata janë të vetmit republikanë që votuan muajin e shkuar për formimin e komisionit të posaçëm për hetimin e ngjarjeve të 6 janarit.

“Për muaj me radhë janë përhapur gënjeshtra dhe teori kospiracioni, duke kërcënuar qeverisjen tonë”, tha zoti Kinzinger në një deklaratë. “Për muaj me radhë, unë kam thënë se populli amerikan meriton transparencë dhe të vërtetën se si dhe pse mijëra njerëz u mblodhën për të sulmuar demokracinë tonë”.

“Unë do të punoj me zell për të siguruar zbulimin e së vërtetës dhe për t'i mbajtur plotësisht përgjegjës ata që fshihen pas sulmit”, tha ai.

Udhëheqësi i opozitës republikane në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, ka thënë se partia e tij nuk do të marrë pjesë në komision pasi demokratja nga Kalifornia Nancy Pelosi, refuzoi të pranonte dy nga anëtarët që kishte zgjedhur ai për të përfaqësuar republikanët.

Zoti McCarthy, republikan nga Kalifornia, ka thënë se komisioni ishte një "proces i rremë" dhe tërhoqi pesë anëtarët republikanë pasi kryetarja Pelosi refuzoi dy prej tyre, ligjënësit Jim Banks nga Indiana dhe Jim Jordan nga Ohio. Të dy votuan më 6 janar kundër çertifikimit të fitores së zotit Biden përballë zotit Trump dhe që të dy janë aleatë të zëshëm të ish-presidentit.

Ligjvënësit Kinzinger dhe Cheney kanë fajësuar Trumpin për nxitjen e kryengritjes nën pretendimet e tij vazhdimisht të rreme se zgjedhjet e vitit 2020 ishin "vjedhur" si rezultat i mashtrimeve në votime./voa