BREAKING NEWS

A do ketë një pakt të dytë Rama-Basha? Meta jep përgjigjen që nuk e priste askush

A do ketë një pakt të dytë Rama-Basha? Meta jep
x

Bota

Pentagoni mbështet planin e Trump, zhbllokon fonde për murin në kufi me Meksikën

Pentagoni mbështet planin e Trump, zhbllokon fonde për murin në

Pentagoni do të heqë dorë nga blerja e disa avionëve F-35 dhe dronëve për të zhbllokuar 3.8 miliardë dollarë shtesë për murin që presidenti amerikan Donald Trump kërkon të ndërtojë në kufi me Meksikën. Ky fakt u evidentua nga dokumentet e dorëzuara sot në Kongres.

“Këto fonde do të transferohen në vlerën prej 2.2 miliardë dollarësh nga linjat e buxhetit 2020 të Pentagonit, që ishin alokuar për blerjen e pajisjeve për Forcën Ajrore të SHBA dhe marinës amerikane”, sipas këtyre dokumenteve.

Pjesa tjetër vjen nga fondet e planifikuara, fillimisht të parashikuara për operacionet e jashtme të ushtrisë amerikane (Afganistan, Siri, Irak).