BREAKING NEWS

Detaje të reja për vajzën e showbizz-it e implikuar në botën e krimit/ Si i ndihmoi Marina Fara dhe mikesha e saj dy transportuesit e drogës t’i arratisen policisë (Telefonata që e 'fundosi')

Detaje të reja për vajzën e showbizz-it e implikuar në
x

Bota

Për sa kohë mund të mbijetojë koronavirusi në sipërfaqe/ Dalin studimet e reja që hedhin dritë

Për sa kohë mund të mbijetojë koronavirusi në

Nëse koronavirusi është si të njëjtët e vet të familjes së virusit, sipas studimeve të reja, ai mund të mbijetojë në sipërfaqe për rreth një javë.

Sipas Qendrës amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve, nuk dihet ende nëse një person që bie në kontakt me një sipërfaqe që supozohet se përmban virusin “Covid-19” mund të infektohet nëse prek gojën, hundën apo sytë.

Për koronavirusin nuk ka shumë informacion, ndaj, studiuesit po bazohen te të ngjashmit e tij, si Sarsi dhe Mersi, për të marrë përgjigje.

Nga rishikimi i literaturës për të gjitha viruset e mundshme njerëzore dhe veterinare brenda kësaj familje, duke përfshirë 22 studime, studiuesit kanë zbuluar që patogjenët e njeriut mund të vazhdojnë të qëndrojnë në sipërfaqe dhe të mbeten infektive në temperaturën e dhomës deri në nëntë ditë. (Për ta parë këtë në perspektivë, virusi i fruthit mund të jetojë në sipërfaqe të kontaminuara deri në dy orë).