BREAKING NEWS

Kuvendi merr vendimin më të fundit, miraton Komisionin e Posaçëm Hetimor për çështjen që ndezi politikën shqiptare

Kuvendi merr vendimin më të fundit, miraton Komisionin e
x

Bota

Ndodh për herë të parë/ Për shkak të masave të marra për distancimin social, myslimanët marrin vendimin e papritur: Ishte një ndjenjë e çuditshme

Ndodh për herë të parë/ Për shkak të masave

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Berlin, ku një kishë ka pritur sot besimtarët myslimanë për tu falur, pasi këta të fundit nuk mund të futen në xhami për të bërë lutjet e së Premtes për shkak të masave të marra për distancimin social.

Xhamia Dar Assalam në Neukolln zakonisht pret qindra myslimanë të premteve. Por aktualisht mund të pranojë vetëm deri në 50 persona në të njëjtën kohë, siç edhe lejojnë rregullat për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit në Gjermani.

Gjatë muajit të agjërimit të shenjtë të Ramazanit, kisha aty pranë Marta Lutheran doli në ndihmë, duke pritur lutjet myslimane në arabisht dhe gjermanisht.

“Është diçka e mrekullueshme dhe sjell kënaqësi në muajin e Ramazanit dhe në këtë kohë krize”, ka thënë Mohamed Taha Sabry, imami i xhamisë.

“Pandemia na ka bërë një komunitet. Krizat i bashkojnë njerëzit”, shtoi ai.

“Ishte një ndjenjë e çuditshme për shkak të instrumenteve muzikore, fotografive,” tha besimtari Samer Hamdoun. “Por kur të shikoni, kur harroni detajet e vogla, kjo është Shtëpia e Zotit në fund …”, shtoi ai më tej.

Më të lexuarat