Lajme të tjera
BREAKING NEWS

PËRDITËSIMI/ Ulen ndjeshëm rastet e infektimeve me Covid-19 në 24 orët e fundit

PËRDITËSIMI/ Ulen ndjeshëm rastet e infektimeve me Covid-19
x

Bota

Për vite me rradhë ka hutuar shkencëtarët, zbardhet enigma e "përbindëshit të detit", krijesa e çudishme me 20 këmbë

Për vite me rradhë ka hutuar shkencëtarët, zbardhet enigma e

Ky që po shikoni në foto i ngjan një zvarraniku të çuditshëm parahistorik të kryqëzuar me një gjirafë. Për më shumë se njëqind vjet, fosili i Tanystropheus  ka hutuar shkencëtarët.

Paleontologët e kanë ditur prej kohësh se dikur këto specie jetonin në pellgun Monte San Giorgio të Zvicrës gjatë periudhës së Triasikut të Mesëm (rreth 242 milion vjet më parë). Gjithashtu ata e dinin se krijesa e çuditshme me 20 këmbë kishte një qafë jashtëzakonisht të gjatë. Shumë detaje rreth Tanystrofes mbetën të paqarta dhe prej shumë vitesh janë diskutuar nga ekspertë të ndryshëm.

A kishin jetuar këto kafshë në tokë apo në ujë? Si bashkëvepronin me speciet e tjera në mjedisin ku jetonin?  Dhe si dukeshin të vegjëlit e tyre? Këto pyetje kanë ngritur debate për vite me rradhë dhe askush nuk kishte një përgjigje deri tani.

Shkencëtarët përdorën teknologjinë e skanimit të tomografisë për llogaritjen dixhitale të kafkave të grimcuara të fosileve, nëpërmjet të cilave zbuluan prova se këto zvarranikë ishin ujëmbajtës.

“Për ata njerëz që janë të interesuar për zvarranikët Triasik, gjithmonë ka qenë jo vetëm një fosil ikonik, por edhe çështje mosmarrëveshjeje dhe diskutimi.”– tha Oliver Rieppel, një paleontolog në Muzeun Fushor në Chicikago dhe një ndër autorët e studimit.

Fosilet e rindërtuara dixhitale tregojnë se anatomia e kafkës Tanystrofheus dhe vendosja e hundes kishin karakteristikat e një kafshe ujore. Gjithashtu studiuesit gjetën prova që Tanystropheus ishte një “grabitqar” ujor që ka të ngjarë të përdorë qafën e tij të gjatë dhe të hollë për të kapur prenë.