BREAKING NEWS

Mbi 4 mijë testime! Zbardhen të dhënat, sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri, zbulohen zonat më 'të nxehta'

Mbi 4 mijë testime! Zbardhen të dhënat, sa raste të reja me
x

Bota

Përcillet për në banesën e fundit Princi Philip, Mbretëresha fshin lotët ulur e vetme në katedrale (FOTO)

Përcillet për në banesën e fundit Princi Philip,

Mbretëresha e Britanisë fshinte sot lotët e detyruar të mbajë zi e vetme në funeralin e bashkëshortit të saj Duka i Edinburg, në katadralen e St George, në kështjellën Ëindsor.

Mbretëresha dukej e tronditur nga dhimbja dhe mbante kokën ulur teksa shoqëronte arkivolin Philip në rrugëtimin e tij të fundit, teksa djali i madh Princ Charles shihej dhe ai në lot prapa arkivolit.

Arkivoli i Dukës së Edinburg mbante mbi të shpatën e tij, kapelën e shërbimit detar si dhe një kurorë lulesh, teksa shoqëruesit e ulën atë në një makinën funerale Land Rover për t’u shoqëruar nga personeli i armatosur.

Mbretëresha iu bashkua atyre në tingujt e himnit kombëtar britanik, teksa ndaloi për një moment refletimi para të shtënave të topave dhe tringëllimës së këmbanave kishtare.

Pas saj vinte procesioni i udhëhequr nga fëmijët e Philip, Princi Charles, Princesha Anne, Princi Andreë e Princi Edëard. Nipërit e tij, përfshi Princ Ëilliam e Princ Harry, vinin më pas, por mes vellezerve me kontradikta, qendronte kusheriri i tyre Peter Phillips.

Mbretëresha vendosi dje që asnjë nga mbretërorët në funeral të mos mbajë uniformë ushtarake, pas kërkesës së Princ Andreë, i cili është përfshirë së fundmi në skandalin seksual të pedofilit famëkeq Jeffrey Epstein.

Por ata u lejuan të mbajnë medaljet e tyre ushtarake.

Përcillet për në banesën e fundit Princi Philip,