Bota

Përdori fjalën “zezak” teksa raportonte, ‘masakrohet’ gazetarja e medias së njohur

Përdori fjalën “zezak” teksa raportonte,

Një gazetare e medias prestigjoze britanike BBC është është sulmuar nga rrjeti pasi përdori fjalën “zezak” gjatë kohës që po raportonte  dhunën që përjetoi një person me ngjyrë i stafit mjekësor. Korrespodentja e çështjeve sociale Fiona Lamdin ka përdorur termin që ka fyer njerëzit me ngjyrë në mbarë botën teksa fliste për përlasjen që i bëri makina Honda një 21-vjecari në Bristol.

Sipas mediave të huaja makina kishte goditur me dashje viktimën kur ai u largua nga Spitali Southmead pasi kishte mbaruar turnin e natës sakaq dëshmitarët okularë  thanë se trupi i tij përfundoi në një kopsht aty pranë, pasi përjetoi sùlmin rácist nga dy persona.

Por ajo që ka shokuar shikuesit kanë qenë fjalët e gazetares e cila i ka fyer publikisht të dhunuarin me ngjyrë duke thënë fjalën ‘zezakë’ ku dhe është kritikuar ashpër nga ndjekësit për përdorimin e gjuhës së saj.

Përdori fjalën “zezak” teksa raportonte,