BREAKING NEWS

Publikohet lista e plotë, zbardhen emrat e propozuar nga PD për qarkun e Dibrës

Publikohet lista e plotë, zbardhen emrat e propozuar nga PD për qarkun
x

Bota

Perëndon dielli në Alaskë, do të lindë përsëri në ... 2020

Perëndon dielli në Alaskë, do të lindë
Teksa dimri përfshin hemisferën veriore të tokës, do të kemi gjithnjë e më pak dritë por disa vende janë shumë më keq se të tjerat.
 
Qyteti i Utqiagvik ka rreth 4,000 banorë dhe është veriori në shtetin amerikan të Alaskës.
 
Ai ndodhet më në veri të rrethit Arktik dhe strehon banorët indigjenë inuit të quajtur Iñupiat, prej më shumë se 1,500 vjetësh. Deri dy vjet më parë qyteti quhej Barrow kur me një referendum i vendos rikthimi i emrit të tij Inuit.
 
Utqiagvik pret tashmë një periudhë të gjatë errësire.
 
Fjala zyrtare për këtë është ‘natë polare’ dhe ndodh prej rrotullimit të tokës me kënd rreth  diellit, çka shmang rajonet polare nga drita. Si rrjedhim sa më afër poleve të jetë një vend aq më e gjatë do të jetë nata, e rrjedhimisht dhe dita.
 
Por fakti se nuk do të ketë diell, nuk do të thotë  Utqiagvik do të jetë në errësirë të plotë.
 
Pak dritë do të vijë nga përtej horizontit duke u përkulur rreth tokës.
 
Kjo është dhe arsyeja që ne shikojmë pak dritë para se të shikojmë diellin. 
 
Në këtë rast lindja e ardhshme e diellit në Utqiagvik do të jetë të enjten e 23 Janarit 2020, madje dhe atëherë dielli do të lindë vetëm për një orë dhe do të perëndojë përsëri.