Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Përgjaken Pashkët, 6 shpërthime në kisha dhe hotele u marrin jetën mbi 100 personave

Postuar: 21/04/2019 - 09:22

Të paktën 100 njerëz raportohen të jenë vrarë dhe më shumë se 200 të tjerë janë plagosur nga shpërthimet në kisha dhe hotele në Sri Lanka.BBC shkruan se janë raportuar të paktën gjashtë shpërthime. Tre shpërthime në Kochchikade, Negombo dhe Batticaloa u shënuan gjatë shërbesës së Pashkëve.

Shangri La, Cinnamon Grand dhe Kingsbury, të gjitha në Colombo, u goditën gjithashtu.

Dita e Pashkës është një nga festa të mëdha në kalendarin e krishterë.

Imazhet në mediat sociale treguan brenda një prej kishave, gjak në pllakat e dyshemesë si dhe tavane të shkatërruara.

Mediat e Sri Lankës raportojnë se midis viktimave mund të jenë edhe turistë të huaj.

Disa media thonë se numri i të vdekur mund të jetë më i lartë dhe burim spitalor në Batticaloa i tha BBC se numri i të vdekurve atje mund të jetë 27.

Nga ana tjetër, Reuters citoi një burim policor të thoshte se më shumë se 50 vetë vdiqën vetëm në Negombo.

Ministri i qeverisë Mano Ganeshan, në vendin e një shpërthimi në Kolombo, shprehu tronditjen e tij ndaj sulmeve.

Askush nuk ka marrë përsipër ende sulmet e përgjakshme.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/05/2019 - 15:48

Një grua 102 vjeçe ka vrarë një tjetër të moshuar, e cila ishte 92-vjeçare. Vrasësja e dyshuar është në spital psikiatrik. Ajo kishte thënë se ka vrarë dikë, por nuk shtoi arsye.

Postuar: 23/05/2019 - 15:42

Kryeministrja britanike, Theresa May, pritet të japë dorëheqjen ditën e nesërme, pas kryengritjes

Postuar: 23/05/2019 - 15:32

Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, tha sot se Rinia e Iranit do jetë dëshmitare e

Postuar: 23/05/2019 - 15:27

German Sterligov, biznesmen rus, ka hyrë në një kazan bakri mbi zjarr të ndezur dhe ka zbuluar

Postuar: 23/05/2019 - 12:53

Për të gjithë adhuruesit e librave kjo është një ditë e trishtë.

Postuar: 23/05/2019 - 11:20

Po mbushen 4 muaj nga vdekja e trishtë e Emiliano Sala, i cili humbi jetën gjatë udhëtimit me a

Postuar: 22/05/2019 - 22:56

Kryetarja e Dhomës së Lartë të parlamentit britanik, Andrea Leadsom, ka dhënë dorëheqjen nga qeve