BREAKING NEWS

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e COVID, ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë
x

Bota

Përhapja e koronavirusit, disa shtete rikthejnë kufizimet për festa, Italia e Franca asnjë tolerim, SHBA shton ritmet e vaksinimit

Përhapja e koronavirusit, disa shtete rikthejnë kufizimet për

Miliona vetë në mbarë botën janë nën urdhra të reja për të kufizuar aktivitetet në prag të Pashkëve, si rezultat i shtimit të infeksioneve nga koronavirusi, me gjithë vazhdimin e vaksinimeve. Italia vendosi kufizime tri ditëshe të shtunën, duke ndaluar grumbullime të mëdha në Sheshin e Shën Pjetrit për të dytin vit radhazi në? kohë?n e kremtimeve të? Pashkës. Në Francë, të dielën hyjnë në fuqi masa të reja, pasi në këtë vend po përhapet me shpejtësi një variant i ri më infektues që ka sjellë mbushjen e reparteve të reanimacionit në spitale. Franca ka hyrë në bllokimin e saj të tretë kombëtar ndërkohë që përballet me një rritje të rasteve nga coronavirusi, që kërcënon të mbingarkojë spitalet e vendit. Të gjitha shkollat dhe dyqanet jo-thelbësore do të mbyllen për katër javë, derisa do të implementohet edhe ora policore nga ora 19:00 deri në 6 të mëngjesit. Të premten, numri i pacientëve të sëmurë rëndë nga COVID-19 në njësitë e kujdesit intensiv (ICU), u rrit me 145, njëherësh niveli më i lartë në pesë muaj. Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka premtuar më shumë shtretër spitalorë për pacientët me COVID-19. Franca aktualisht po përballet me nivelin më të lartë me rreth 5,000 pacientë në njësitë e kujdesit intensiv. Si pasojë e koronavirusit, vendi raportoi të premten 46 mijë raste të reja si dhe 304 viktima. Edhe Belgjika dhe vende të tjera evropiane kanë reaguar me masa të ngjashme. VOA raporton se në Gjermani, pandemia ka thelluar mosbesimin ndaj autoriteteve. Presidenti Frank-Walter Steimeier u bëri thirrje gjermanëve të bashkohen ndërsa vendi përballet me Pashkët e dyta radhazi të shoqëruara me rritje të infektimeve dhe pakënaqësi lidhur me masat qeveritare. Në Evropë, ritmet e vaksinimit kanë qenë zhgënjyese. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vetëm 10% e evropianëve kanë bërë një dozë vaksine dhe pak më shumë se 4% janë të imunizuar plotësisht kundër COVID-19. Në anën tjetër të Atlantikut, provinca kanadeze e Ontarios është nën raundin e tretë të masave kufizuese që duke filluar nga e shtuna do të reduktojnë aktivitetin për 28 ditë. Edhe në Kanada ka pasur përhapje të varianteve të reja më ngjitëse të koronavirusit. Përveç Ontarios, edhe provincat e Kebekut dhe “British Kolumbias” kanë vënë kufizime. Brazili po përjeton një nga goditjet më të rënda të kësaj pandemie pasi varianti i ri i zbuluar për herë të parë në këtë vend vazhdon të përhapet duke alarmuar mbarë Amerikën Latine. Bolivia ka mbyllur kufirin me Brazilin; Kili ka mbyllur plotësisht kufijtë dhe Ekuadori e Peruja kanë vënë në zbatim masa kufizuese.

Covid-19 në SHBA

Ndërkohë që fushatat e vaksinimit nuk po arrijnë t’u kundërvihen aq shpejt sa duhet ritmeve të përhapjes së virusit, Shtetet e Bashkuara njoftuan të premten se u bënë vendi i parë që vaksinon 100 milionë vetë. Njoftimi u bë një javë pasi administrata Biden deklaroi se kishte arritur para kohe objektivin për të bërë 100 milionë doza të vaksinë kundër COVID-19 në 100 ditët e para në detyrë të Presidentit Biden. Megjithatë shifrat e të infektuarve me koronavirus mbeten të larta në disa rajone amerikane. Presidenti Biden u bëri thirrje amerikanëve të premten të mos bien në vetëkënaqësi. “Të gjithë duhet të vazhdojmë të ruhemi në këto faza të fundit”, tha zoti Biden. Më herët këtë javë, presidenti tha se me shtimin e përpjekjeve të administratës, “të paktën 90% e të gjithë të rriturve në vend do të përmbushin kriteret për t’u vaksinuar brenda datës 19 prill” pasi tashmë ka prodhim të mjaftueshëm vaksinash për ta përballuar këtë objektiv. Gjatë një mbledhjeje në Shtëpinë e Bardhë këtë javë, presidenti dhe drejtoresha e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Dr. Rochelle Walensky, shprehën shqetësimin se shumë amerikanë po braktisnin protokollet mbrojtëse kundër virusit. Nëse vazhdon kjo, tha Presidenti Biden, vendi mund të përfshihet nga një valë e katërt e pandemisë.