BREAKING NEWS

Do të shpallet “non grata” së shpejti”? Ilir Meta bën deklaratën e fortë, zbulon planin e fshehtë: Le ta bëjnë gjatë kohës që jam President! Do e paguaj vetë biletën e ekstradimit, të mi ngrijnë asetet dhe llogaritë

Do të shpallet “non grata” së shpejti”? Ilir Meta
x
BREAKING NEWS

Escobar refuzoi ta takonte, Ilir Meta: Më falni për modestinë, por...

Escobar refuzoi ta takonte, Ilir Meta: Më falni për modestinë,
x
BREAKING NEWS

Presidenti Meta zbulon datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale

Presidenti Meta zbulon datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim plas deklaratën e fortë, tregon nëse SHBA do të zbulojë provat që kanë fundosur Sali Berishën

Yuri Kim plas deklaratën e fortë, tregon nëse SHBA do të
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim e thotë për herë të parë: Ju tregoj kush i mblodhi provat për të shpallur non grata Sali Berishën

Yuri Kim e thotë për herë të parë: Ju tregoj kush i
x
BREAKING NEWS

SHBA i tregon prangat Sali Berishës, Yuri Kim ‘i shuan çdo shpresë’: Ka prova! I iku drejtësisë...

SHBA i tregon prangat Sali Berishës, Yuri Kim ‘i shuan çdo
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim bën paralajmërimin e fortë: Ata që janë në pushtet, nëse u kërkohet llogari duhet që të…

Yuri Kim bën paralajmërimin e fortë: Ata që janë
x
BREAKING NEWS

'Ballkani i Hapur', Yuri Kim zbulon qëndrimin e SHBA-së

'Ballkani i Hapur', Yuri Kim zbulon qëndrimin e SHBA-së
x

Bota

Përhapja e virusit të ri Omicron, Presidentja Von der Leyen del me mesazhin e rëndësishëm: Bota është në një ‘garë me kohën’!

Përhapja e virusit të ri Omicron, Presidentja Von der Leyen del me

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen trha ditën e djeshme se bota është në një ‘garë me kohën’ pas përhapjes së variantit të ri të virusit, Omicron.

Ndërsa identifikohen më shumë raste dhe qeveritë në mbarë botën po mobilizohen për t’iu përgjigjur Omicron, një takim urgjent i ministrave të shëndetësisë të G7 do të mblidhet të hënën.

Ajo gjithashtu njoftoi të dielën rregulla të reja të shëndetit publik që kërkojnë përdorimin e detyrueshëm të maskave në dyqane dhe në transportin publik duke filluar nga kjo javë. Omicron u identifikua për herë të parë nga shkencëtarët në Afrikën e Jugut, të cilët ngritën alarmin për numrin jashtëzakonisht të lartë të mutacioneve.

Që atëherë, të paktën një duzinë vende të tjera kanë konfirmuar raste të variantit të ri. Përveç Afrikës së Jugut, varianti është zbuluar në Botsvana, Belgjikë, Kanada, Australi, Holandë, Danimarkë, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani, Izrael, Itali, Republikën Çeke dhe Hong Kong.

Të dielën, autoritetet holandeze njoftuan se të paktën 13 persona kishin rezultuar pozitivë në aeroportin e Amsterdamit Schipol pasi udhëtuan nga Afrika e Jugut. Zyrtarët kanadezë shëndetësorë konfirmuan gjithashtu dy rastet e para të variantit  Omicron në Otava të dielën, raporton abcneës.al

Të dy personat e infektuar kishin udhëtuar nga Nigeria, sipas një deklarate të përbashkët nga Zëvendëskryeministri dhe Ministrja e Shëndetësisë Christine Elliott dhe Shefi  i Shëndetësisë Dr. Kieran Moore. Zbulimi i variantit dhe përhapja e shpejtë në të gjithë botën na ka treguar se pandemia nuk ka përfunduar.

Një numër vendesh kanë mbyllur kufijtë e tyre për udhëtarët nga Afrika e Jugut, me Bashkimin Europian, Japoninë , Australinë, Shtetet e Bashkuara, Kanadanë, Ruandën dhe shumë të tjerë që kanë pezulluar udhëtimet nga vendet si Afrika e Jugut, Botsvana, Zimbabve, Namibia, Lesoto, Esëatini, Mozambiku dhe Malavi.

Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa i përshkroi këto kufizime si të pabaza.

“Këto kufizime janë të pajustifikuara dhe diskriminojnë në mënyrë të padrejtë vendin tonë. Kufizimet e udhëtimit nuk do të jenë efektive në parandalimin e përhapjes së këtij varianti. E vetmja gjë që do të bëjë ndalimi i udhëtimit është të dëmtojë më tej ekonomitë e vendeve të prekura dhe të minojë aftësinë e tyre për t’u dhe rimëkëmbur nga pandemia”, tha ai.