BREAKING NEWS

Kush do jenë ministrat e ardhshëm të Ramës? Kreshnik Spahiu nxjerr për herë të parë EMRAT: Do ketë prurje të reja!

Kush do jenë ministrat e ardhshëm të Ramës? Kreshnik Spahiu
x

Bota

Përkeqësohet situata në këtë shtet/ Autobusët shndërrohen në autoambulanca për pacientët

Përkeqësohet situata në këtë shtet/ Autobusët

Shumica e ulëseve në këta autobusë janë larguar, në mënyrë që në secilin autobus të mund të vendosen nga katër pacientë

Në Londër, pas rasteve të shumta që ka në numër ditor, stafi shëndetësor po përgatitet që të transportojë pacientë me dy autobusë të Londrës, që janë shndërruar në autoambulanca të improvizuara.

Thuhet se shumica e ulëseve në këta autobusë janë larguar, në mënyrë që në secilin autobus të mund të vendosen nga katër pacientë. Kjo është një përpjekje për ta lehtësuar trysninë e madhe me të cilën po përballen spitalet dhe shërbimi ambulantor në Londër.

Mediat londineze shkruajnë se kompania që ka në pronësi këta autobusë ia ka huazuar ata sistemit publik shëndetësor në kryeqytetin anglez për të ofruar ndihmë gjatë transportimit të pacientëve, shkruan The Guardian.

Po ashtu, në këta autobusë do të punojnë mjekë dhe infermierë që janë pjesë e sistemit publik shëndetësor si dhe vullnetarë të një organizate bamirëse që e ofron ndihmën e parë.

Tashmë janë siguruar edhe katër vozitës për këta dy autobusë, në të cilët janë vendosur edhe pajisjet e rëndësishme mjekësore, përfshirë monitorët dhe pompat e infuzionit. I tërë stafi që do të angazhohet në dy autobusët është vaksinuar kundër koronavirusit.

Pacientët e parë pritet të vendosen në këta autobusë pas pak ditëve. Besohet se kjo është hera e parë që organet shëndetësore detyrohen që të përdorin autobusë të improvizuar për t’i transportuar pacientët.