Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja
x

Bota

Përleshje në Bjellorusi/ Lukashenko fitues me 80%, por me një bilanc të frikshëm, 1 i vdekur, duzina me të plagosur dhe 200 të arrestuar

Përleshje në Bjellorusi/ Lukashenko fitues me 80%, por me një

Një i vdekur, duzina me të plagosur dhe të paktën 200 të arrestuar. Është ky bilanci ende i pjesshëm, i një nate përplasjesh në Bjellorusi, pas daljes së rezultatit të zgjedhjeve. Lajmi bëhet i ditur nga qendra për të drejtat njerëzore Vesna, që citon media të ndryshme vendase.

Sipas të dhënave të para të bëra publike nga Komisioni Qendor i Zgjedhjeve, presidenti  detyrë Alexander Lukashenko ka fituar 80,23% të votave, Svetlana Tikhanovskaya ka 9,90% dhe tre kandidatët e tjerë kanë më pak se 2% të votave, por opozita e ka kundërshtuar këtë rezultat.

Polonia ka kërkuar një ndërhyrje europiane në Bjellorusi, ndërkohë që presidenti rus Vladimir Putin e ka përshëndetur Lukashenkon për fitoren.