BREAKING NEWS

Momenti i SHUMËPRITUR! Holanda ndryshon qëndrim për Shqipërinë, i jep dritën jeshile për të nisur procesin integrues në BE

Momenti i SHUMËPRITUR! Holanda ndryshon qëndrim për
x
BREAKING NEWS

“LAJMI QE PRISNI”, kryeministri Edi Rama bën publik informacionin e rëndësishëm: Ia dolëm edhe kësaj sfide!

“LAJMI QE PRISNI”, kryeministri Edi Rama bën publik
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela lëshon ‘BOMBËN’ ndaj Lulzim Bashës: Ka procese penale në SHBA, ja mesazhi i ambasadores Yuri Kim

Spartak Ngjela lëshon ‘BOMBËN’ ndaj Lulzim Bashës:
x
BREAKING NEWS

Largimi nga politika i Gramoz Ruçit, Spartak Ngjela tregon dy arsyet dhe plas paralajmërimin e fortë: Do të ketë pasoja për PS-në!

Largimi nga politika i Gramoz Ruçit, Spartak Ngjela tregon dy arsyet dhe
x
BREAKING NEWS

Ishte krahu i djathtë i Arta Markut kur drejtonte institucionin e rëndësishëm/ KPK merr vendimin e menjëhershëm dhe shkarkon prokuroren e njohur të Tiranës

Ishte krahu i djathtë i Arta Markut kur drejtonte institucionin e
x
BREAKING NEWS

VENDIM zyrtar! Bashkimi Europian jep lajmin e shumëpritur për Shqipërinë

VENDIM zyrtar! Bashkimi Europian jep lajmin e shumëpritur për
x
BREAKING NEWS

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës, policia fundos autorin. Zbardhet shkaku (EMRI+FOTO)

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës, policia fundos
x
BREAKING NEWS

Grupimi 'Për PD-në' del në konferencë të jashtëzakonshme, Harxhi bën denoncimet e forta: Vëzhguesit janë kërcënuar! Ja cila është shkelja më e rëndë!

Grupimi 'Për PD-në' del në konferencë të
x

Bota

Përmbyti vendin me kokainë/ Mediat britanike shkruajnë për shqiptarin me famë për policinë vendase

Përmbyti vendin me kokainë/ Mediat britanike shkruajnë për

Një shqiptar i dyshuar bos krimi, i ndaluar nga Britania e Madhe për “përfshirjen e tij në përmbytjen e vendit me kokainë dhe kanabis” tani ka një emër pasi Sunday Express sfidoi përpjekjet e tij për të mbajtur të fshehtë identitetin, shkruan britanikja Expres.co.uk

Cili është shqiptari që media britanike “expres.co.uk” i kushtoi vëmendje të posaçme?

Ai është shqiptari nga Hasi, Fatjon Dauti. Emri i tij lidhet në Shqipëri  me Preng Gjinin, i cili ra pre e një atentati më 15 shtator të vitit të shkuar pranë Urës së Nshrakut në Tiranë. I riu, 36 vjeç, banues në Has dhe në Britaninë e Madhe ishte kushëriri i Gjinit, i cili u rrëfye para grupit hetimor për atentatin e rëndë me tritol, pasi makina që shpërtheu rezultoi të ishte e regjistruar në emrin e tij. Në shtator, vetëm pak ditë pas atentatit, u raportua se familja Reçi në Rrëshen, rivale me atë Gjini, kishte planifikuar goditjen e dy kushërinjve, Fatjon Dautaj dhe Preng Gjini. Kjo pasi familja Reçi, ishte e bindur se Dautaj dhe Gjini janë organizatorët e vrasjes me snajper të Kastriot Reçit në Rrëshen.

Kjo bindje e anëtarëve të familjes Reçi, u përforcua akoma dhe më tepër kur menjëherë pas vrasjes së Reçit, dy kushërinjtë, u shoqëruan nga policia. Për këtë vrasje dy kushërinjtë kanë pohuar se ditën e ngjarjes ndodheshin në Tiranë dhe herë pas here janë takuar në kryeqytet, ku kanë konsumuar kafe. Siç tregon në dëshminë e tij Fatjon Dautaj, ai dhe djali i hallës, janë lënë të lirë pas marrjes në pyetje dhe kanë vazhduar jetën të qetë.

Por më 15 shtator, Fatjon Dautaj, ka dëshmuar para oficerëve të Policisë. Ai ka thënë se nuk di të kenë hasmëri apo konflikte me asnjë person dhe madje theksonte se nuk e ka idenë se kush mund të ketë organizuar atentatin ndaj kushëririt të tij. Ai ka treguar se Preng Gjini, ditën e ngjarjes ka komunikuar shpesh me të “ëhatsapp”, duke përdorur një numër anglez dhe se pas atentatit ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Mirëpo Dautaj siç duket ka pasur mjaft probleme me drejtësinë britanike. Sot ai ka pushtuar të gjitha mediat britanike të cilat e kanë fajësuar për ‘përmbytjen’ e vendit nga kokaina dhe hashashi. Në Tiranë ai ra pre e një atentati të ndodhur në Piano Bar-in në pronësi të tij në rrugën e Elbasanit, më 15 Shtator të 2013-s. Ndaj tij u qëlluan 7 plumba dhe Dauti mbeti i plagosur në këmbë. Lajmi u pasqyrua gjerësisht në mediat shqiptare dhe në to thuhej se pas këtij atentatit dyshohej se fshiheshin konfliktet për aktivitetet kriminale në Londër, ose për hakmarrje.

Kjo pasi  Dauti ishte përfshirë në një sulm jashtë një klubi nate ndaj një bullgari, orët e para të 21 Tetorit 2012, kur roja u godit me thikë afër zemrës, por arriti të mbijetonte. Në videot e sigurisë shfaqej pikërisht Dauti, duke u përleshur me personin në fjalë dhe menjëherë pas ngjarjes, 36-vjeçari u kthye në Shqipëri, ku dhe iu bë atentati në lokalin e tij që e kishte deklaruar të blerë prej 350 mijë eurosh.

Në Mars të 2013-s, çështja u pushua për mungesë provash. Vetë Dauti tha se kishte qenë prezent në vendngjarje, por nuk kishte pasur lidhje me plagosjen.

Fation Dautaj, 36 vjeç, humbi apelin në Komisionin e Apelit të Emigracionit të Posaçëm (SIAC) pasi karta e tij e qëndrimit u revokua nga Ministria e Brendshme. Kjo erdhi pas deklaratave në Ministrinë e Brendshme dhe Agjencinë Kombëtare të Krimit (NCA) duke mohuar se ai ishte i aftë për “dhunë ekstreme” dhe se qenkësh “një anëtar me ndikim” i një rrjeti shqiptar të krimit me qendër në Londër i përfshirë në importimin e kokainës, prodhimin e kanabisit , kontrabandimin e njerëzve dhe pastrimin e parave.

Mediat britanike shkruanin sot se ishte në interesin e publikut për të mësuar identitetin e tij, për shkak të akuzave për lidhje me trafikun e qenieve njerëzore, që mund t’i japë atij mundësinë që të rifutet ilegalisht në vend dhe duke qenë se emri i tij ishte i njohur në Shqipëri që prej 2013-s kur u plagos në atentat.

Më të lexuarat