Lajme të tjera
BREAKING NEWS

PËRDITËSIMI/ Ulen ndjeshëm rastet e infektimeve me Covid-19 në 24 orët e fundit

PËRDITËSIMI/ Ulen ndjeshëm rastet e infektimeve me Covid-19
x

Bota

Përplasen anijet turke dhe greke, zbulohet prapavija e kërcënimit të Erdoganit/ Grekët shkuan për të larguar anijet, por ja çfarë ka ndodhur

Përplasen anijet turke dhe greke, zbulohet prapavija e kërcënimit

Një ditë më parë, Presidenti i Turqisë, Reçep Tayyib Erdogan kërcënoi hapur Greqinë se do ta pësonin keq nëse niseshin për të sulmuar anijet turke duke ngritur edhe më tepër tensionin në Egje.

Sëfundmi, mediat turke kanë zbuluar kontekstin e këtij paralajmërimi, i cili duket se lidhet me një ngjarje të rëndë që ka ndodhur mes anijeve ushtarake turke dhe greke në Egje, shkruan abcnews.al.

Siç raporton “Hurriyet”, paralajmërimi i Erdogan lidhet me një episod të rëndë të dy ditëve më parë, i cili mund të kishte çuar në përplasje ushtarake dy shtetet e NATO-s.

Siç raporton “Hurriyet“, ndërkohë që anije turke “Oruç Reis” ka qenë duke kryer kërkime, fregata greke “Limnos” ka kryer manovra të rrezikshme në drejtim të saj duke i kërkuar që të largohet nga zona.

Në këtë moment, sipas mediave turke, ka ndërhyrë fregata turke “Kemalreis”.

Gjatë këtyre manovrave ka patur edhe një përplasje të lehtë mes dy anijeve ushtarake duke bërë sipas mediave turke që fregata greke të largohet duke shkuar për tu riparuar.

Në lidhje me këtë episod nuk ka asnjë lajm apo reagim nga pala greke.

Ndërkohë, tensioni vijon i lartë në zonë, në të cilën ndodhet edhe “task forca” franceze e përbërë nga dy avionë dhe dy anija ushtarake që janë duke kryer manovra me ushtrinë greke aktualisht.

Më të lexuarat